E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në ekipet e Kampionatit evropian 2012 në Ukrainë dhe Poloni luajnë 18 futbollistë me prejardhje nga Afrika. Mario Balotelli, Danny Welbeck dhe Patrice Evra janë vetëm disa prej tyre.
Afrikanët e Evropianit





Në mesin e përfaqësueseve pjesëmarrëse në Euro 2012, janë plot 18 futbollistë afrikan, të natyralizuar. Mario Balotelli, Danny Welbeck dhe Patrice Evra janë vetëm disa prej tyre. Më së shumti afrikanë përmban skuadra e Francës.

Në ekipet e Kampionatit evropian 2012 në Ukrainë dhe Poloni luajnë 18 futbollistë me prejardhje nga Afrika. Mario Balotelli, Danny Welbeck dhe Patrice Evra janë vetëm disa prej tyre.

Shumë përfaqësuese në Evropianin e sivjetmë kanë anëtarë të natyralizuar. Por, nëse do të bashkonim lojtarët e lindur në Afrikë që marrin pjesë në garën kontinentale atëherë del një skuadër e cila do të luftonte në mesin e favoritëve për të fituar titullin.

“Pse ka vendosur për Anglinë kur ka mundur të jetë yll në Ganë”, ishte ankuar selektori i Ganës, James Kwesi Appiah për vendimin e Welbeckut të luajë për Anglinë.

Sulmuesi i Manchester Unitedit në moshën 6 vjeç u transferua së bashku me prindërit e tij nga Gana në Manchester. Për Anglinë debutoi pikërisht kundër shtetit ku lindi.

Bashkëlojtari i tij nga Old Trafford, Patrice Evra lindi në kryeqytetin e Senegalit, Dakar. Me babanë, diplomat senegalez, u transferua në Francë në moshën 9 vjeç. Franca është shteti i parë evropian që përcolli modelin e integrimit social në futboll.

Në përfaqësuesen e Francës në Euro 2012 luajnë tetë futbollistë me prejardhje nga Afrika. Steve Mandanda është nga Kinshasa por mbron për Trekolorët.

Vëllezërit Boateng, Jerome dhe Kevin Prince kanë zgjedhur përfaqësuese të ndryshme. Të dy luajtën për rangjet e ulëta të Gjermanisë por derisa Jerome vazhdoi me ta, Kevin Prince u kthye te Gana, për të cilën luajti edhe xhaxhai i tyre Robert.

Futbollistët afrikan në Euro 2012:

Maroku

Adil Rami (Franca)

Khalid Boulahrouz (Holanda)

Ibrahim Affelay (Holanda)

Algjeria

Karim Benzema (Franca)

Samir Nasri (Franca)

Tunizia

Sami Khedira (Gjermania)

Hatem Ben Arfa (Franca)

Cape Verde

Nani (Portugalia)

Senegali

Patrice Evra (Franca)

Bregu i Fildishtë

Jores Okore (Danimarka)

Gana

Jerome Boateng (Gjermania)

Mario Balotelli (Italia)

Danny Welbeck (Anglia)

Nigeria

Angelo Ogbonna (Italia)

Etiopia

Theodor Gebre Selassie (Çekia)

Kongo

Yann M'Villa (Franca)

RD Kongo

Steve Mandanda (Franca)

Angola

Blaise Matuidi (Franca)

Ekipi ideal i afrikanëve të Evropianit (4-4-2):

Mandanda - Selassie, Ogbona, Boateng, Evra - Afellay, Matuidi, Khedira, Nani, Welbeck, Balotelli

Publikuar: 14.06.2012 | 13:46
Lexuar: 814 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime