E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Aksioni i dhurimit të gjakut është nën mbështetje të presidentit Ivanov, dhe në organizim të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë dhe Organizatës komunale të Kryqit të Kuq Kumanovë.







Presidenti Ivanon në aksionin e dhurimit të gjakut

Presidenti Gjorge Ivanov sot mori pjesë në aksionin e dhurimit të gjakut në Kumanovë, që mbahet me rastin e Ditës botërore të dhurimit të gjakut, nën moton "Çdo dhurues i gjakut është hero".

Aksioni i dhurimit të gjakut është nën mbështetje të presidentit Ivanov, dhe në organizim të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë dhe Organizatës komunale të Kryqit të Kuq Kumanovë.

"Falënderojmë presidentin që pranoi të jetë mbështetës i manifestimit i cili ka për qëllim promovimin dhe tregimin e nderit për ata të cilët mbi njëqind herë kanë dhënë gjak. Nder i veçantë është që presidenti në këtë mënyrë e tregon marrëdhënien e tij ndaj dhurimit të gjakut, ndërsa kurorë ishte që edhe vetë ai dhuroi gjak", tha sekretari i organizatës komunale të Kryqit të Kuq Ile Mitkovski.

Në manifestimin e sotëm morën pjesë edhe kryetari i Kryqit të Kuq të Maqedonisë Milço Trajkov, sekretari i përgjithshëm Sait Saiti dhe përfaqësues të tjerë të organizatës.

Dita botërore e dhurimit të gjakut shënohet në pajtim me Programin për organizimin dhe përparimin e dhurimit të gjakut.

Publikuar: 14.06.2012 | 15:23
Lexuar: 872 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime