E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Siç kumtoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në takim, mysafirët shprehën interesim të madh për investim në sektorin bujqësor, me çka fokusi u vendos në industrinë për qumësht, mish dhe prodhime të mishit.
Dimovski e njoftoi multimiliarderin indian me kushtet për investim në sektorin bujqësor





Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Dimovski, mbrëmë u takua me delegacionin indian i kryesuar nga multimiliarderi Subrata Roj, i cili qëndron për vizitë disaditore në Maqedoni.

Siç kumtoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në takim, mysafirët shprehën interesim të madh për investim në sektorin bujqësor, me çka fokusi u vendos në industrinë për qumësht, mish dhe prodhime të mishit.

Ministri Dimovski i njoftoi me kushtet për investim në industrinë e qumështit, qendrat blerëse distribuuese, si dhe kushtet për investim në industrinë për përpunimin e qumështit dhe mishit.

Ndër të tjerash, Dimovski përfaqësuesve të delegacionit indian ua sqaroi programin për subvencionimin dhe strategjinë për zhvillimin e blegtorisë deri në vitin 2020. Vëmendje të veçantë iu kushtua prodhimit të rritur organik të qumështit, mishit dhe djathit vlera e prodhimeve të gatshme e të cilave është 1:5 në krahasim me prodhimin tradicional, me çka Republikën e Maqedonisë e bën vendin e parë në rajon për prodhimin e produkteve me prejardhje organike.

Përfaqësuesit e kompanisë indiane Sahara India Parivar dërguan mirënjohje deri te ministri për mikpritjen dhe e shprehën dëshirën për takim të sërishëm dhe investimin në bujqësi, me mesazhin e pronarit të kompanisë, Subrata Roj, i cili nuk beson në lidhje afatgjate, por në lidhje të përjetshme.

Publikuar: 16.06.2012 | 15:22
Lexuar: 954 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime