E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Por ngjarja e fundit e verifikuar në Itali është vërtetë e veçantë, pasi një kriminel që vuante dënimin në arrest shtëpie ka zgjedhur burgun me vullnetin e tij për një arsye të vetme... nuk donte më familjen!
Nuk do familjen, zgjedh burgun!





Shumë kriminelë, qofshin të rangut të ulët apo edhe të lartë, mezi presin të shlyejnë dënimin dhe të dalin nga muret e burgut. Shumë prej tyre organizojnë arratisje, disa prej të cilave kanë sukses e të tjera jo.

Por ngjarja e fundit e verifikuar në Itali është vërtetë e veçantë, pasi një kriminel që vuante dënimin në arrest shtëpie ka zgjedhur burgun me vullnetin e tij për një arsye të vetme... nuk donte më familjen!

Personi 44-vjeçar është paraqitur vetë në polici menjëherë pas vendimit të fundit të gjykatës, duke thënë se, “familja ia bënte jetën të pamundur”.

Personi në fjalë, me banim në Aleksandri, ishte dënuar me arrest shtëpie për vjedhje të distributorëve automatikë, kryesisht atyre me pije. Në ditët e fundit atij i ishin shtuar dy muaj arrest.

Publikuar: 18.06.2012 | 09:40
Lexuar: 859 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime