E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Berisha do të zhvillojë takime me Presidentin e Asamblesë Parlamentare, zotin Jean-Claude Mignon dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, zotin Thorbjørn Jagland.
Berisha merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të KiE-së




Kryeministri Berisha i cili ndodhet në Strasburg do të marrë pjesë sot në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Kjo vizitë bëhet në kuadrin e Presidencës shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. Kryeministri do t`i drejtohet Asamblesë me një fjalë, në të cilën do të flasë për drejtimet ku do të fokusohet presidenca shqiptare.

Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Berisha do të zhvillojë takime me Presidentin e Asamblesë Parlamentare, zotin Jean-Claude Mignon dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, zotin Thorbjørn Jagland.

Nga Strasburgu, Kryeministri Berisha do të niset për në Stamboll, ku nesër do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (BEDZ), në të cilën Shqipëria aderon.

Iniciativa e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi është themeluar në vitin 1992 dhe përfshin 11 vende anëtare: Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia, Rumania, Rusia, Turqia dhe Ukraina dhe ka për qëllim nxitjen e bashkëpunimit midis vendeve anëtare.

Publikuar: 25.06.2012 | 10:13
Lexuar: 828 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime