E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas Gruevskit, lideri i LSDM-së është i gatshëm që të premtojë dhe të thotë gjithçka vetëm, siç tha ai, të mos e përjetojë fundin e tij politik.
Gruevski: Cërvenkovski është i gatshëm që të premtojë gjithçka vetëm që të mos përjetojë fundin e tij politik










Branko Cërvenkovski është në prag të humnerës në karrierën e tij politike dhe asgjë nuk duhet të na befasojë nga ajo që do të thotë. Më vjen keq që pas 21 vitesh ai e kuptoi që partia politike në themel duhet që të jetë e afërt me popullin dhe nuk duhet që të jetë elitare", deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski lidhur me paralajmërimin e liderit të partisë opozitare se LSDM-ja do të bëhet e afërt me popullin.

Sipas Gruevskit, lideri i LSDM-së është i gatshëm që të premtojë dhe të thotë gjithçka vetëm, siç tha ai, të mos e përjetojë fundin e tij politik.

"Kujtojmë se ka premtuar shumë gjëra, se do të ballafaqohet me oktopodin në partinë e tij, se do të ketë nga një punësim në çdo familje dhe nuk e di se sa variante të emrit na propozoi dhe i ndryshoi qëndrimet e tij lidhur me këtë. Tani premton se LSDM-ja nuk do të jetë parti elitare dhe do të jetë e afërt me popullin. Pas 21 vite ekzistim i LSDM-së dhe 20 vite si lideri i saj u kujtua se partia duhet të jetë e afërt me popullin, siç duhet të jetë çdo parti, siç është VMRO-DPMNE-ja dhe siç janë shumë parti në botë. Duke pasur parasysh këto fakte populli le të gjykojë nëse këtë herë duhet t'i besojë pas 21 viteve dhe në moshën më shumë se 50-vjeçare se do të ndryshojë dhe do të fillojë të veprojë si çdo parti politike normale, tha Gruevski pas hapjes së sallës së re sportive në SHFM "Kiro Burnaz" në Kumanovë.

Publikuar: 26.06.2012 | 14:14
Lexuar: 899 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime