E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të gjithë qytetarët që do të jenë të interesuar do të marrin në këto pika, edicionin special të Revistës “Çamëria”, si edhe informacione mbi aktivitetet e Javës Çame dhe të Marshimit të përvitshëm në Qafë-Botë.
“Unë e Dua Çamërinë”







Tirana po feston sot me parullën “Unë e Dua Çamërinë”, si pjesë e atmosferës festive për Javën e Kulturës dhe të Historisë së Çamërisë.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të qëndroj gjatë gjithë javës i dekoruar me banderolat “I Love Çamëria” (Unë e Dua Çamërinë) dhe me flamuj shqiptar, ndërkohë që në Sheshin “Skënderbej” dhe në sheshin “Nënë Tereza” janë vendosur dy monumente –shkronja tredimensionale- me parullën “I Love Çamëria”.

Aktivitetet për Javën e Kulturës dhe të Historisë së Çamërisë këtë vit janë zhvendosur nga sallat e mbyllura në sheshet kryesore të kryeqytetit dhe të qyteteve të tjera të vendit. Kështu, në gjashtë pika në kryeqytet do të shfaqen në mjedis të hapur materiale filmike, dokumentare, dëshmi të të mbijetuarve nga genocidi dhe muzikë e traditë çame përgjatë gjithë javës.

Më konkretisht, përveç led-wall-it të vendosur në shëtitore “Abdi Toptani”, që në periudha të caktuara kohe do të transmetojë materiale mbi Çamërinë, videoprojektor të ndryshëm janë vendosur në Parkun “Rinia”, në monumentet e “Tre Vëllezërve Frashëri”, në ish-Fushën e Aviacionit, në zonën e ish-Bllokut dhe në pika të tjera të kryeqytetit.

Të gjithë qytetarët që do të jenë të interesuar do të marrin në këto pika, edicionin special të Revistës “Çamëria”, si edhe informacione mbi aktivitetet e Javës Çame dhe të Marshimit të përvitshëm në Qafë-Botë.

Aktivitetet e Javës Çame u çelën në një nga pikat e mësipërme, përkatësisht në sheshin “Tre Vëllezërit Frashëri”, ku dhjetra qytetarë, shqiptarë të Çamërisë apo të viseve të tjera, u grumbulluan për të ndjekur nga afër dëshmitë e të shpërngulurve nga shtëpitë e tyre, si edhe për të ndjekur materialet muzikore të përzgjedhura që do të vazhdojnë të transmetohen përgjatë gjithë javës.

I pranishëm ishte edhe kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, z. Shpëtim Idrizi, i cili vlerësoi rëndësinë e kësaj jave, gjatë një prononcimi për mediat.

“Këtë vit ne e kemi nxjerrë Javën Çame nga sallat e mbyllura të konsumit të brendshëm në sheshet kryesore të vendit. 100 vite më parë, në sheshet e Tiranës, banorët e qytetit kishin dalë për të protestuar lënien jashtë trungut të shtetit shqiptar, të Kosovës dhe të Çamërisë. 70 vjet më parë, në këto sheshe kishin protestuar për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë që u dëbuan gjatë Traktatit të Lozanës. 68 vjet më parë, pritën refugjatët, bashkombësit e tyre nga Çamëria, që u dëbuan me anë të një nga genocidet më të ashpra. Sot, ne bashkohemi të gjithë, për të përkujtuar martirët e Çamërisë. Kjo javë është e të gjithë shqiptarëve, se Çamaëria është e të gjithë shqiptarëve. Ne mund të themi me bindje se çështja çame është sot më e fortë se kurrë, e ka fituar betejën me kohën dhe jemi më të vendosur se kurrë të çojmë deri në fund kauzën çame” – tha z. Idrizi.

Java Çame do të shoqërohet nga një sërë aktivitetesh, duke nisur nga dita e nesërme për të kulmuar në marshimin e përvitshëm çam në Qafë-Botë. Këtë vit, lajtmotivi do të jetë ditën e shtunë, në Kllogjer të Sarandës, ku më shumë se 3000 shqiptarë të Çamërisë humbën jetën e nuk u lejuan të kishin as një gur mbi varr. Aty do të nis ndërtimi i një varreze monumentale për t’i nderuar dhe për të kujtuar atë genocidin mbi shqiptarët e Çamërisë.

Publikuar: 26.06.2012 | 15:36
Lexuar: 1866 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime