E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

UEFA ka njoftuar se ka zgjedhur 41 vjeçarin Proenca për duelin në Kiev, gjashtë javë pasi drejtoi finalen e Ligës së Kampionëve ku Chelsea mposhti Bayern Munichun pas penalltive.
Proenca, gjyqtar i finales




Pedro Proenca i Portugalisë do të drejtojë finalen e Euro 2012 mes Spanjës dhe Italisë të dielën.

UEFA ka njoftuar se ka zgjedhur 41 vjeçarin Proenca për duelin në Kiev, gjashtë javë pasi drejtoi finalen e Ligës së Kampionëve ku Chelsea mposhti Bayern Munichun pas penalltive.

Proenca ka qenë gjyqtar i Spanjës dhe Italisë në tre ndeshjet e tij në Poloni dhe Ukrainë. Ai drejtoi fitoren e Spanjës ndaj Republikës së Irlandës 4:0 në xhiron e dytë të Grupit C si dhe fitoren e Italisë në çerekfinale kundër Anglisë pas penalltive 4:2 (0:0).

Proenca ishte gjyqtar edhe në fitoren e Suedisë ndaj Francës 2:0 në xhiron e fundit të Grupit D. Ai nuk ka treguar asnjë karton të kuq ose akorduar një penallti në Euro 2012.

Publikuar: 30.06.2012 | 10:27
Lexuar: 1204 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime