E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Amerikani, i cili me origjinë është nga Afrika Perëndimore, beson se ishin brezat e kaluara në skllavëri nga paraardhësit e tij, ato që e lejuan të fitonte në vitet 1980-90.
“Gjenet e skllevërve na bëjnë të pakapshëm”










Suksesi i vazhdueshëm i atletëve me ngjyrë në garat e shpejtësisë nuk i detyrohet vetëm gjenetikës, por është në radhë të parë i ndikuar nga vetë të bardhët.

Kështu mendon ish-rekordmeni i botës në 200 dhe 400 metra, Micheal Johnson, i cili botoi një libër në të cilin argumenton se nuk është vetëm përbërja muskulore e ndryshme e njerëzve me ngjyrë, por mbi të gjitha skllavëria e brezave të shkuar, ajo që ka formuar atë që ai e quan “një gjen atletik”.

Amerikani, i cili me origjinë është nga Afrika Perëndimore, beson se ishin brezat e kaluara në skllavëri nga paraardhësit e tij, ato që e lejuan të fitonte në vitet 1980-90.

Ndonëse tema është një tabu pasi prek një temë të ndjeshme si racizmi, për Johnson ky avantazh “mbetet fakt”, ndaj nuk duhet të përbëjë një problem që të pranohet botërisht.

Njerëzit me ngjyrë, kanë një përbërje fibroze në muskujt e tyre që i favorizon të jenë më të shpejtë, por sipas Johnson, nuk është rastësi që më të shpejtët të jenë pikërisht ata që vijnë nga vendet ku skllavëria ka qenë më e përhapur.

Duke përdorur konceptet e evolucionit, Johnson argumenton se ndër shekuj, paraardhësve të tij skllevër u është dashur të zhvillojnë elementë fizikë për të mbijetuar si shpejtësia apo rezistenca dhe kjo ka sjellë një avantazh të ri, brenda vetë njerëzve me ngjyrë.

Një teori e tillë është prakrahur më parë edhe nga rekordmeni aktual i botës në 100 metra, Usain Bolt, i cili vjen nga disa zona plantacionesh në Xhamajkë që punoheshin nga skllevërit.

I pyetur për thyerjen e rekordit të 100 metrave në vitin 2009, Bolt u përgjigj atëherë: “Merita është e vuajtjeve shekullore të skllevërve. Për shkak të punëve të rënda fizike, paraardhësit tanë ishin me të vërtetë të fuqishëm në punë fizike dhe si rrjedhojë, gjenet kanë mbetur të fortë”.

Publikuar: 03.07.2012 | 23:30
Lexuar: 1372 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime