E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Tiranë – Presidenti francez Nicola Sarkozy i ka dërguar një telegram urimi kryeministrit Sali Berisha, ku thekson se zhvillimi i zgjedhjeve legjislative përfaqëson një fitore të demokracisë.
Sarkozy uron Berishën: Mbështetje Shqipërisë për në BE












“Përparimet e konstatuara në zhvillimin e zgjedhjeve legjislative përfaqësojnë një fitore të demokracisë. Unë vlerësoj shumë madhësinë e përparimit të realizuar nga Shqipëria në rrugën e afrimit të saj europian dhe ju inkurajoj Ju të vazhdoni me reformat e ndërmarra. Franca do ju japë Ju të gjithë mbështetjen e saj. Ajo thekson vullnetin për të vepruar në këtë drejtim dhe për të mbështetur transmetimin e shpejtë të kandidaturës së vendit tuaj në Komisionin Evropian”, shkruan ndër të tjerash Sarkozy.

Ai thekson se marrëdhëniet midis dy vendeve do të thellohen, veçanërisht në fushën ekonomike.

Publikuar: 12.09.2009 | 10:26
Lexuar: 918 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime