E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të mbahet veshmbathje e lehtë dhe e ndritshme, ndërsa gjatë eksponimit të drejtpërdrejtë të diellit, mbani syze dhe kapelë (ngjyrat e ndritshme e reflektojnë dritën), ndërsa gjatë rrezitjes të shfrytëzohet kremë me faktor të lartë mbrojtës.
ISHP: Rekomandime për mbrojtje nga temperaturat e larta












Gjatë këtyre ditëve ekstremisht të ngrohta, qëndroni më tepër në hapësira të mbyllura (para së gjithash të klimatizuara), ndërsa gjatë qëndrimit të domosdoshëm në hapësirë të hapur në këtë periudhë, të gjendet mundësi për pushime më të gjata nën hije.

Të mbahet veshmbathje e lehtë dhe e ndritshme, ndërsa gjatë eksponimit të drejtpërdrejtë të diellit, mbani syze dhe kapelë (ngjyrat e ndritshme e reflektojnë dritën), ndërsa gjatë rrezitjes të shfrytëzohet kremë me faktor të lartë mbrojtës.

Të konsumohet sasi më e vogël e ushqimit, kryesisht pemë dhe perime, ndërsa më pak ushqim të yndyrshëm.

Të konsumohet sasi e madhe e lëngjeve, më së miri ujë i thjeshtë për pije, ndërsa të shmangen pijet alkoolike.

Gjatë hyrjes në automjet, nevojitet ai një periudhë të caktuar të ajroset.

Personat e sëmurë kronikë regullisht ta marrin terapinë e shkruar, në konsultim me mjekët amë.

Për shkak të temperaturave të larta dhe mundësisë së rritur për helmim me ushqim, rekomandimet janë: larje e obligueshme e prodhimeve bujqësore dhe kopshtare (perime dhe pemë të freskëta) para përdorimit të tyre dhe konsumimi i ushqimit menjëherë pas përgatitjes. Nëse kjo nuk bëhet, ushqimi i përgatitur të vendoset në frigorifer në + 8 gradë, ndërsa para përdorimit i njëjti të ngrohet në + 100 gradë. Të shmangen prodhime të cilat në mënyrë termike nuk janë përpunuar, si majoneza nga vezët shtëpiake, ndërsa me kujdes të konsumohet edhe akullorja dhe pastat e ndryshme.

Po ashtu, sipas nevojës dhe në bazë ditore, Komisioni do të propozojë masa dhe aktivitete për minimizimin e këtyre rreziqeve, posaçërisht për kategorinë më të ndijshme të qytetarve në ditët në vijim.

Ass. Dr. Shaban Memeti - drejtor i Institutit të Shëndetit Publik - ISHP, Shkup.

Publikuar: 08.07.2012 | 14:58
Lexuar: 4146 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime