E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në kampionatin e ri 2012/13 në ligën e parë të Maqedonisë do të garojnë katër skuadra nga rajoni i Tetovës si Shkëndija, Renova, Drita, Teteksi, pastaj skuadrat e Shkupit si Vardari, Metalurgu, Rabotniçki si dhe ekipet e Sileksit, Turnova, Bregallnicës, Pelisteri dhe Napredoku
Tetova me katër ekipe në ligën e parë
Me 14 korrik në Shkup bëhet tërheqja e shortit për kampionatin e ri 2012/13




Tërheqja e shortit për kampionatin e ri të futbollit 2012/13 është caktuar për datën 14 korrik ( e shtunë) me fillim në orën 10:00 në sallën e pres konferencave te stadiumi “Arena Filipi Dytë” në Shkup. Në këtë akt të tërheqjes së shortit për kampionatin e ligës së parë, të dytë dhe ndeshjet e 1/16 për finalen e kupës republikane pritet të jenë të pranishëm përfaqësues të të gjitha klubeve që do të garojnë në ligën e parë dhe të dytë si dhe ekipeve që janë të kualifikuara në 1/16 të kupës.
Të përkujtojmë se në kampionatin e ri 2012/13 në ligën e parë të Maqedonisë do të garojnë katër skuadra nga rajoni i Tetovës si Shkëndija,Renova, Drita, Teteksi, pastaj skuadrat e Shkupit Vardari, Metalurgu,Rabotniçki si dhe ekipet e Sileksit, Turnova, Bregallnicës, Pelisteri dhe Napredoku, ndërsa në ligën e dytë do të garojnë edhe Gostivari, Vrapçishti dhe Rrufeja-M.
Ndërkohë që akoma nuk ka njohuri se klubet që do të garojnë Ligën e parë dhe të dytë kanë bë apo jo pagesën e kootizimit.

SH.S.

Publikuar: 09.07.2012 | 19:57
Lexuar: 1062 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime