E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kjo, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, u konstatua në takimin e sotëm të ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë Fatmir Besimi dhe zëvendës sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Aleksander Vershbou, i cili gjendet për vizitë njëditore në Maqedoni.
Besimi - Vershbou: Maqedonia mbetet e përkushtuar në angazhimet për anëtarësim në NATO




Republika e Maqedonisë mbetet fuqishimisht e përkushtuar në angazhimet e saj për anëtarësim në strukturat euroatlantike dhe për kontribut të pandërprerë në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare, si mënyrë për etablimin e vlerave bashkëkohore, paqes, lirisë dhe të drejtat e njeriut në suaza globale.

Kjo, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, u konstatua në takimin e sotëm të ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë Fatmir Besimi dhe zëvendës sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Aleksander Vershbou, i cili gjendet për vizitë njëditore në Maqedoni.

"Ne punojmë intensivisht ndaj arritjes së qëllimit tonë - anëtarësim në NATO, ndërsa kjo mund të vërehet përmes procesit të vazhdueshëm reformues në Armatën e Republikës së Maqedonisë dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Kujdes të posaçëm i kushtojmë konceptit "mbrojtje e mençur", e cila pasqyrohet edhe në përpjekjet për rritjen e efikasitetit në sferën e mbrojtjes përmes bashkëpunimit edhe më intensiv rajonal", theksoi ministri Besimi, duke shtuar se përshpejtimi i procesit të integrimit të rajonit në organizatat euroatlantike do të jetë mënyrë për mbylljen e sfidave të përhershme dhe garancë për paqen dhe stabilitetin në këtë pjesë të Evropës.

Gjatë prezantimit të kapaciteteve dhe planet e ardhshme të Ministrisë, ministri Besimi u përqëndrua edhe në çështjet lidhur me buxhetin e mbrojtjes dhe tendencën e tij në të ardhmen, si dhe në planet afatgjate për sistematizim 50-përqindësh të forcave në pajtim me Planin afatgjatë për zhvillim. Në kontekst të integrimit të Republikës së Maqedonisë në aleancën veriatlantike, theks u vendos edhe në konsensusin mes partive politike në shtet, si dhe mbështetjen e lartë publike për qasje drejt anëtarësimit të plotë.

Zëvendës sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Vershbou, si element pozitiv e potencoi faktin se nuk ka ndryshim në agjendën e definuar strategjike të shtetit, duke vërejtur se integrimi i rajonit në strukturat euroatlantike është mënyra më adekuate për garantimin e presporitetit në përmasa më të gjëra.

"Plani për sistemtizim 50-përqindësh të forcave është i mahnitshëm. Ne në tërësi e çmojmë qasjen rajonale, posaqërisht në kontekst të iniciativës BRAAD - qasjen rajonale ballkanike ndaj mbrojtjes ajrore", theksoi zëvendës sekretari i përgjithshëm Vershbou, i cili pret që mjetet buxhetore dedikuar për mbrojtje në të ardhmen të rriten.

Krahas takimit me ministrin e Mbrojtjes, zëvendës sekretari i përgjithshmen i NATO-s në suaza të vizitës së tij sot do të ketë takim edhe me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Publikuar: 18.07.2012 | 15:34
Lexuar: 948 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime