E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për të dashuruarit që jetojnë larg njëri-tjetrit është ndërtuar pajisja që ju mundëson të puthen përmes internetit. Kiss Messenger me buzë nga silikoni ka senzorë që përcjellin lëvizjet natyrale të buzëve.
Zbulohet pajisja për puthje në internet














Këtë pajisje e ka zbuluar profesori i robotikës nga Singapuri, Human Samani. Ajo duket si një kokë e vogël njeriu me buzë të mëdha nga silikoni. Eksperti i robotikës e ka quajtur Kiss Messenger dhe para disa ditësh është prezantuar në një panair në Londër.

Të dashuruarit duhet të lidhin këtë pajisje në kompjuter me ndihmen e kabllos USB, të lidhen përmes internetit dhe të fillojnë të puthin buzët nga silikoni. Menjëherë aktiziohen senzorët që lëvizin buzët në pajisjen në anën tjetër të internetit.

Meshkujt dhe femrat mund të shohin përmes videos njëri-tjetrin përderisa shkëmbejnë puthjet.

“Materiali special i silikonit nga i cili janë ndërtuar buzët ofron kënaqësinë më të mirë të mundshme”, thotë profesori nga Singapuri. Sipas tij, kjo pajisje ende nuk do të dalë në treg për shkak të “çështjeve etnike”, “megjithëse ka mjaft oferta nga kompani të ndryshme.

”Puthja është një akt intim kështu që për hedhjen në treg të këtij produkti duhet bërë studime përkatëse dhe hulumtim në aspektin shoqëror dhe kulturor”, thotë Samani.

Publikuar: 23.07.2012 | 20:13
Lexuar: 2460 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime