E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Dietat afatshkurtra me shumë pak kalori bëjnë rrëmujë të vërtetë në organizëm, ju japin ndjenjën e urisë dhe lodhjes, ndërsa kjo mund të ndikojë edhe në shprehitë tuaja të ushtrimeve, sepse të lodhur aq shumë mund edhe të ndaleni së ushtruari.
Dieta me lëngje, e rrezikshme për organizmin




Dietat afatshkurtra me shumë pak kalori bëjnë rrëmujë të vërtetë në organizëm, ju japin ndjenjën e urisë dhe lodhjes, ndërsa kjo mund të ndikojë edhe në shprehitë tuaja të ushtrimeve, sepse të lodhur aq shumë mund edhe të ndaleni së ushtruari.

Nuk duhet ta teproni me lëngje, mjafton të ndani një ditë në javë për dietën me lëngje, ndërsa ditët e tjera të hani normalisht.Dieta me lëngje është mjaft e popullarizuar, por të dhënat më të reja nga “British Dietetic Association” paralajmërojnë që mbajtja shumë e gjatë e kësaj diete është jashtëzakonisht e dëmshme për organizmin. Siç thotë zëdhënësja e Shoqatës, nëse në këtë mënyrë i humbni kilogramët, ata shumë shpejt do të kthehen.

Dietat afatshkurtra me shumë pak kalori bëjnë rrëmujë të vërtetë në organizëm, ju japin ndjenjën e urisë dhe lodhjes, ndërsa kjo mund të ndikojë edhe në shprehitë tuaja të ushtrimeve, sepse të lodhur aq shumë mund edhe të ndaleni së ushtruari.

Përveç kësaj, gjatë dietës së tillë mund të ndodhë që në fakt të rrisni konsumimin e kalorive, sepse pemët e bluara në shtrydhësen e frutave dhe perimeve janë në gjendje të atillë që trupi nuk ka nevojë t’i shpërbëjë dhe nuk shpenzohet energjia shtesë në tretje.

Mungesa e materieve ushqyese në lëngje mund t’ju rëndojë në qafë dhe të shkaktojë çrregullime në tretje ose kapsllëk, ndërsa ekziston mundësia e rritjes së nivelit të kolesterinës për shkak të konsumit të pamjaftueshëm të fibrave të cilat, përndryshe, ulin kolesterinën.

Ajo që definitivisht rekomandohet është një ditë në javë me lëngje, kur dieta e tillë me të vërtetë kryen detoksifikimin e organizmit dhe gjithçka më shumë se kjo mund t’ju çojë në problemet e përmendura më lart.

Publikuar: 24.07.2012 | 09:43
Lexuar: 827 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime