E diel, 16.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shtëpia i përket stilit të ndërtimit Art Deco dhe është ndërtuar në vitin 1922 posacërisht për manjatin e pijeve alkoolike të asaj kohe, Clarence Busch. Në vitin 1928, ky i fundit ja shet atë “me një çmim simbolik” Al Kapones. Mediat e asaj kohe folën për një shitje të detyruar për shkak të kërcënimeve dhe shantazhit që Kapone i bënte Busch.
9.9 mln dollarë për vilën e Al Kapones në Majemi





Pas makinës, del në shitje edhe vila e famëkeqit Al Kapone. Objekti ndodhet në Majemi dhe do të dalë në ankand me shifrën fillestare prej 9 milion e 950 mijë dollarë.

Shtëpia i përket stilit të ndërtimit Art Deco dhe është ndërtuar në vitin 1922 posacërisht për manjatin e pijeve alkoolike të asaj kohe, Clarence Busch. Në vitin 1928, ky i fundit ja shet atë “me një çmim simbolik” Al Kapones. Mediat e asaj kohe folën për një shitje të detyruar për shkak të kërcënimeve dhe shantazhit që Kapone i bënte Busch.

Pikërisht në këtë kompleks luksoz u projektua vrasja e 7 kryemafiozëve rivalë të Kapones, në natën e 14 shkurtit të vitit 1929.

Në ankand para pak ditësh doli edhe makina e Al Kapones. E blinduar dhe me sistem që mundësonte hapjen e xhamit të pasëm për të qëlluar ndaj armiqve të mundshëm (që Kapones nuk është se i mungonin) që mund të ndiqnin gjatë rrugëtimeve të tij. Makina tip Cadillac, e projektuar enkas për kryemafiozin e viteve ’20 të shekullit të kaluar, u hodh në ankand me vlerën fillestare 420 mijë dollarë.

Publikuar: 29.07.2012 | 01:07
Lexuar: 2179 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime