E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Nëse është për të gjykuar në bazë të hulumtimit më të ri, femrat që kanë kryer abortim mund që të kenë probleme më shtatzëninë në të ardhmen
Abortimi, rrezik për shtatzënitë e ardhshme















Hulumtimi kanadez e ka zbuluar se femrat që kanë kryer abortime në shtatzënitë e ardhme mund që të përballen me vështirësi, siç janë lindja e parakohshme e fëmijës dhe pesha e vogël e foshnjës në lindje. Është zbuluar se femrat që kanë pasur së paku një abort kanë 72 përqind më shumë shanse që në shtatzënitë e ardhshme të lindin fëmijë më peshë më të vogël se normalja dhe se 90 përqind e tyre kanë shanse më të mëdha për lindje të parakohshme.
Hulumtimi është kryer me qëllim që të përcaktohet se pse gjithnjë e më shumë foshnje lindin para kohe dhe me peshë të vogël. Shkencëtarët kanë analizuar 37 hulumtime të kryera në tërë botën në mesin e viteve 1965 deri më 2001.
Ata kanë dashur që ta vërtetojnë se a janë abortimet shkak i mundshëm për këto komplikime dhe dështime në shtatzëni. Dr Prakesh Shah i cili ka punuar në këtë hulumtim thotë që ekzistojnë disa arsye se përse abortimi ka ndikim të këtillë në shtatzënitë e ardhme. 'Shkaku kryesor është ai fizik, përkatësisht dëmtimi i mitrës me rastin e kryerjes së abortimit.
Mendoj që femrat para se të kryejnë abortin duhet që të informohen dhe paralajmërohen për dëmet që mund t’i pësojnë dhe pasojat me të cilat mund të përballen gjatë shtatzënive të ardhme', pohoi dr. Shah./Bota Sot/E përgatiti: Diella XHOKLI

Publikuar: 18.09.2009 | 15:47
Lexuar: 2569 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
larita (15/03/2010 00:13:24) e di punen e abortimit vec kur del femija pi ksaj para aj sa mejr
Anonim (18/07/2010 01:43:39) sa gjynah eshte me abortu nje femijë pa lidhje.
Kisha pas veq nje keshille per te gjithe ata qe dojn me i abortu femijet e tyre qe mos ti abortojne se mundet me ju ndodh probleme gjate jetes qe kurr nuk munden me i zgjidh.

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime