E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lule, flutura, thekë apo rripa, gjithçka duhet të mbizotërojë në këtë kulm sezoni të nxehtë nëpër plazhe, apo edhe baret e klubet në breg të detit.
Rrobat e banjos, sezon rrezatues e me shumë ngjyra








Këtë verë harrojini rroba banjot një ngjyrëshe, por mblidhni të gjitha ngjyrat e mundshme dhe shkoni në plazh.

Lule, flutura, thekë apo rripa, gjithçka duhet të mbizotërojë në këtë kulm sezoni të nxehtë nëpër plazhe, apo edhe baret e klubet në breg të detit.

Këtë e tregojnë jo vetëm ëngjëjt e "Victoria's Secret", por stilistët në të gjithë botën. Stili i verës 2012 është ai romantik, në bikini dhe trupore, por prerjet mbeten sexy, fine dhe delikate. Këtë mund ta arrini duke zgjedhur rroba banjo me thekë, apo tantella të punuar me dorë.

Stilistët dhe revistat më të njohura të modës si "Glamour", "Elle", apo "Cosmopolitan" këshillojnë edhe bizhutë, gurë zbukurues, apo fije të shndritshme mbi printime të shumëllojshme.
Rrobat e banjos, sezon rrezatues e me shumë ngjyra

Mos ngurroni të kombinoni pjesën e sipërme të njërit bikini me të poshtmet e një bikini tjetër.

Mesa duket ata që dizenjuan rrobat e banjos për verën e 2012-ës kishin për qëllim të sfidonin situatën gri të shkaktuar nga kriza ekonomike në të gjithë botën.

Ndërsa sa i takon ndjekjes së modës së rroba banjove në plazhet shqiptare përballemi me dy anë të medaljes, femrat që kujdesen të blejnë tendencën e momentit dhe ato që nuk kanë zgjidhje tjetër vecse të përdorin kostumin e një viti më parë.

Gjithësesi kjo verë u krijon mundësi të gjithëve, mjafton të visheni me ngjyra
Rrobat e banjos, sezon rrezatues e me shumë ngjyra

Publikuar: 30.07.2012 | 13:13
Lexuar: 6322 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
mazi (21/10/2012 09:06:28) flutra me ngjyra

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime