E diel, 9.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Të pyetur për ditëlindjen që tregon se je plotësisht i rritur, të anketuarit nuk përzgjodhën 25-vjetorin, siç mund të pritej, por moshën 30-vjeçare.
30-vjetori, mosha kur konsiderohemi të rritur








Prej brezash, është mosha 21-vjeçare ajo e konsideruar si kufiri ndarës midis adoleshencës dhe rinisë.

Megjithatë, disa kërkues australianë e kundërshtuan këtë tabu, ndërsa zbuluan se tashmë është 30-vjetori ai që konsiderohet nga shumica e personave si ditëlindja që “ndryshon jetën”.

Studimi, i bërë me persona të ditëlindjes 1990 të lindur në dy lagje të ndryshme të Melburnit zbuloi se vetëm 38% e atyre që mbushnin 21 vjeç, e konsideronin vetën të pjekur në këtë moshë.

49% e kishin të pamundur të vendosnin, ndërsa 13% ishin të sigurt që nuk mund të konsideroheshin ende të rritur “kaq shpejt”.

Të pyetur për ditëlindjen që tregon se je plotësisht i rritur, të anketuarit nuk përzgjodhën 25-vjetorin, siç mund të pritej, por moshën 30-vjeçare.

Janet Taylor, një prej udhëheqësveve të studimit, vlerësoi se “ndërsa një pjesë e mirë e të rinjve duan të arrijnë pavarësinë dhe të quhen të rritur në moshën 21-vjeçare, pjesa më e madhe ende nuk ndihet e gatshme për të pranuar përgjegjësitë e rëndësishme në jetë”.

Këto të dhënat tregojnë se tashmë 21-vjetori, konsiderohet vetëm një ditëlindje e përshtatshme për të bërë një festë të madhe dhe për t’u dehur, por ajo nuk ka më asnjë domethënie të veçantë.

Publikuar: 31.07.2012 | 07:34
Lexuar: 1818 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime