E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Seminari do t'i zhvillojë punimet në katër sesione: Sesioni i Gjuhësisë do t'i zhvilloi punimet në temën: "Gjuha shqipe mes së shkuarës dhe së ardhmes", Sesioni i Letërsisë: "Ditarët dhe kujtimet në letërsinë shqipe", Sesioni i Historisë: "Shqiptarët në kontekstin e historiografisë ballkanike" dhe Sesioni i Etnokulturës: "Kultura tradicionale (gojore dhe materiale) në kontekste të reja".
Seminar i 3-të ndërkombëtar i Albanologjisë në USHT do të tubojë rreth 100 studiues shqiptarë











Më 23 shtator fillon punimet Seminari i tretë ndërkombëtar i Albanologjisë. Hapja solemne e Seminarit do të bëhet në amfiteatrin e Rektoratit të USHT-së me ç'rast janë ftuar personalitete nga jeta shkencore dhe publike. Seminari punimet pastaj do t'i vazhdojë në Shkup. Tema kryesore e Konferencës shkencore do të jetë: "Prirjet aktuale në fushat Albanologjike", thuhet në kumtesën e Zyres për informim pranë USHT-së.

Seminari do t'i zhvillojë punimet në katër sesione: Sesioni i Gjuhësisë do t'i zhvilloi punimet në temën: "Gjuha shqipe mes së shkuarës dhe së ardhmes", Sesioni i Letërsisë: "Ditarët dhe kujtimet në letërsinë shqipe", Sesioni i Historisë: "Shqiptarët në kontekstin e historiografisë ballkanike" dhe Sesioni i Etnokulturës: "Kultura tradicionale (gojore dhe materiale) në kontekste të reja".

Seminari i tretë ndërkombëtar i Albanologjisë do të mbledh rreth 100 studiues shqiptarë dhe të huaj të gjuhës dhe letërsisë shqiptare me kumtesa nga tema të ndryshme të albanologjisë.

Me pjesëmarrjen e tyre në Seminarin e kanë paralajmëruar personalitete akademike siç janë: Beqir Meta, Xhevat Lloshi, Alfred Uçi, Ali Aliu dhe emra të tjerë të dëshmuar në fusha të ndryshme të jetës.

"Duke ruajtur kontinuitetin synohet që seminari për çdo vit të pasurohet dhe të transformohet aq sa lejon karakteri i tij si institucion i veçantë. Ky seminar synon të avancojë më tutje punën e tij nëpërmjet kurseve intensive të gjuhës shqipe për të huaj, si dhe nëpërmjet ligjëratave nga fusha e gjuhësisë, letërsisë dhe kulturës shqiptare në përgjithësi", tha drejtori i Seminarit, Dr. sc Fehari Ramadani.

Në programin e seminarit janë paraparë edhe vizita të institucioneve shkencore, kulturore, historike të vendit, ndërkaq punimet do t'i përmbyll më 27 shtator, thuhet në kumtesën e Zyres për informim të USHT-së.

Publikuar: 19.09.2009 | 03:47
Lexuar: 2122 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime