E shtunë, 17.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Fabula e pjesës është marrë nga bota e kafshëve dhe në qendër janë katër personazhe të njohura dhe të dashura nga vet fëmijët si lepuri, ujku, ariu dhe dhelpra, që vijnë të interpretuar nga Albana Sançolli, Sonjela Leço, Petrika Thano dhe Manjola Merlika.
Teatri i metropolit të Shqipërisë rikthen teatrin e kukullave













Teatri i metropolit shqiptar nuk ka marrë përsipër të argëtojë vetëm të rriturit, por një ndër risitë e tij për këtë sezon është dhe krijimi i teatrit për fëmijë. Kjo iniciativë e re e drejtuesve të institucionit më të ri kulturor në kryeqytet, do të marrë jetë në fillim të muajit tetor, kur në datën 3 tetor do të vihet në skenë shfaqja e parë e teatrit me kukulla "Gracka".

Kjo pjesë me regji të Leondard Daliut, është një shfaqje me kukulla klasike dhe marionete, por personazhet do të jenë maskota sfungeri, ku aktori vishet me pellushin e personazhit.

Fabula e pjesës është marrë nga bota e kafshëve dhe në qendër janë katër personazhe të njohura dhe të dashura nga vet fëmijët si lepuri, ujku, ariu dhe dhelpra, që vijnë të interpretuar nga Albana Sançolli, Sonjela Leço, Petrika Thano dhe Manjola Merlika.

Drejtuesit e teatrit të metropolit pohojnë se " për rreth një muaj në mjediset e teatrit të Metropolit, po zhvillohen provat për vënien në skenë të kësaj pjese, për t'u prezantuar në mënyrë sa më dinjitoze pëpara publikut të vogël".

Kjo shfaqje do të ndiqet më pas nga të tjera shfaqje të këtij zhanri për të rikthyer tek fëmijët magjinë e teatrit të kukullave.

Teatri i fëmijëve është një hapësirë e re e krijuar së fundmi pas rikonstruksionit që përfshiu Teatrin i Metropolit gjatë verës që kaloi.

Publikuar: 21.09.2009 | 03:56
Lexuar: 4441 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime