E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Institucionet e Kosovës qëndrojnë prapa vendimit të tyre se nuk do të pajtohen me dokumentin gjashtë pikësh te Sekretarit te Perjgithshem te OKB-se Ban Ki Moon për shtrirjen e EULEX-it në Kosovë. Kështu u shpreh kryeministri Hashim Thaçi pas një takimi që pati me Grupin Parlamentarë të Partisë Demokratike të Kosovës.
Thaçi:Nuk pajtohemi me dokumentin e Ahtisaari-t për EULEX-in
Institucionet e Kosovës qëndrojnë prapa vendimit të tyre se nuk do të pajtohen me dokumentin gjashtë pikësh te Sekretarit te Perjgithshem te OKB-se Ban Ki Moon për shtrirjen e EULEX-it në Kosovë.
Kështu u shpreh kryeministri Hashim Thaçi pas një takimi që pati me Grupin Parlamentarë të Partisë Demokratike të Kosovës. Thaçi deklaroi se Kosova është duke vazhduar konsultat me bashkësinë ndërkombëtare për të gjetur zgjidhjen e cila duhet ta respektoj pavarësinë e vendit.
"Qëndrimi i institucioneve të Kosovës vazhdon të mbetët tani më një qëndrim i gjithë spektrit politik kosovar dhe i vullnetit të popullit të Kosovës që elemente substanciale të dokumentit gjashtë pikësh janë të papranueshme. Kosova është duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet relevante ndërkombëtare në mënyrë që të gjejmë zgjidhjen e cila respekton pavarësinë e Kosovës", deklaroi Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës.
Kreu i ekzekutivit kosovar tha se në këtë proces për Prishtinën nuk do të ketë imponime, por duhet të respektohet Kushtetuta e Kosovës, ndërsa sipas tij Beogradi mund të prezantoi çfarë të donë por ëndrrat e Serbisë për Kosovën kanë përfunduar më 17 shkurt të këtij viti.
"Ne jemi për marrëveshje, jemi për dialog, për fqinjësi , por duhet të respektohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës , duhet të respektohen vendimet të cilat i ka marrë Parlamenti i Kosovës. Për Prishtinën nuk do të ketë imponime. Ne jemi në proces, proces që është i hapur. Beogradi mund të prezantoi çka mund të prezantoi, por ëndrrat e Beogradit për ta prekur sovranitetin e Kosovës kanë vdekur, apo janë varrosur më 17 shkurt të këtij viti", shtoi Thaçi.
Liderët institucional dy ditë para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit ku edhe do të merret një vendim për gjashtë pikëshin e Ban Ki Moon-it për Kosovën kanë vazhduar konsultat mes vete për ta gjetur një zgjidhje më të pranueshme rreth shtrirjes së EULEX-it . Një takim i tillë ka ndodhur mes Presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit Hashim Thaçi larg syve të mediave.

Shaip Mustafa
ALSAT-K

Publikuar: 12.11.2008 | 03:42
Lexuar: 1246 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime