E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Studimi i revistës “Nature” sugjeron se temperaturat dimërore në Antarktidë kanë kaluar 10 gradë Celsius, ndërsa në sezonet verore kanë arritur në 25 gradë. Njohuritë më të mira mbi kushtet e “gjelbërimit” do të shtojnë hamendësitë për efektet e rritjes së CO2-shit në ditët e sotme.
Palmat më parë janë rritur në Antarktidë




Shkencëtarët që po bëjnë gërmime të thella në Antarktidën moderne kanë zbuluar prova se pemët palma dikur janë rritur atje. Analizat e pjalmit dhe sporeve, si dhe mbetjeve të krijesave të vogla kanë dhënë një panoramë klimaterike për periudhën e hershme “Eocene”, rreth 53 milionë vjet më parë.

Studimi i revistës “Nature” sugjeron se temperaturat dimërore në Antarktidë kanë kaluar 10 gradë Celsius, ndërsa në sezonet verore kanë arritur në 25 gradë. Njohuritë më të mira mbi kushtet e “gjelbërimit” do të shtojnë hamendësitë për efektet e rritjes së CO2-shit në ditët e sotme.

Epoka “Eocene” ka qenë subjekt i një interesi në rritje në vitet e fundit, si një “ngrohtësi analoge” në Tokën aktuale. “Ka dy mënyra për të parë se ku do të shkojmë në të ardhmen. Njëra është përdorimi i modeleve klimatike të bazuara mbi fizikën, ndërsa tjetra është vështrimi i epokave të kaluara që janë të ngjashme me atë ku mund të jemi pas 10, 20 apo 100 vjetësh”, ka deklaruar bashkautori i studimit, James Bendle nga Universiteti i Glasgout.

Publikuar: 02.08.2012 | 15:58
Lexuar: 3718 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime