E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Politikanët në vendin tonë sot u fotografuan shumë me biçikletat e tyre. Ditën ndërkombëtare pa makina e shfrytëzuan, që të tregojnë se në cilat vende të reja qytetarët do të mund t'i parkojnë biçikletat e tyre, nëse vendosin t'i shfrytëzojnë ato në vend të makinave.
Trajanovski, metroja në Shkup fantashkencë







Politikanët në vendin tonë sot u fotografuan shumë me biçikletat e tyre. Ditën ndërkombëtare pa makina e shfrytëzuan, që të tregojnë se në cilat vende të reja qytetarët do të mund t'i parkojnë biçikletat e tyre, nëse vendosin t'i shfrytëzojnë ato në vend të makinave.

Megjithatë, rrallë kush ka vendosur të del pa makinë. Edhe më tej rrugët janë përplot me makina. A thua dikush nga Qyteti i Shkupit mendon seriozisht dhe përfundimisht për një zgjidhje në trafik, e cila do ta zvogëlonte numrin e makinave nëpër rrugët e Shkupit? Për shembull, të ndërtohet një metro e cila do ta zvogëlonte kaosin nëpër rrugë?!

“Ky standard thotë se në qytete me më pak se 1 milion banorë, ndërtimi dhe eksploatimi i metrosë, si një nënsistem në transportin publik nuk është profitabil”, pohon Nenad Toniq nga Sektori i trafikut pranë Qytetit të Shkupit.
Edhe për kryetarin e qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, ndërtimi i metrosë në kryeqytetin me të cilin ai udhëheq, duket si një fantazi shkencore.

“Sidoqoftë, gazetarët shtrojnë pyetje të cilat pak janë edhe idilike...”, thotë Koce Trajanovski, kryetar i qytetit të Shkupit.
Derisa po bindemi, se cili është idealisti më i madh, idila e sotme në Shkup dukej kështu: Qeveria e prolongoi projektin e autobusëve të ri, për në kryeqendrën tonë.

Nëse edhe më tej dëshironi të mos vozitni makinën, alternativa më të mira, përveç biçikletave janë edhe autobusët e këtill... pothuajse 40 për qind e lëshimit të gazrave të Dioskidit të Karbonit nga trafiku i përgjithshëm në botë, vijnë nga përdorimi i makinave në qytet.

Publikuar: 22.09.2009 | 20:56
Lexuar: 1180 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime