E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Minj, alkool dhe borxhe: Kampit Occupy në Franfkurt i ka mbetur vetëm historia. Problemet higjenike e mbytën protestën kundër kapitalizmit. Kampi u mbyll. A mori fund Occupy?
Ditët e





Në fillim erdhën minjtë, pastaj të pastrehët. Qyteti me çadra i ngritur nga Occupy në Frankfurt mbi Majn nuk u ngrit për tu bërë strehë e njerëzve me bllokada sociale pa ambicje politike. Por kampi që ndodhej në lagjen e bankave u shthur. Administrata e qytetit e quajti të papranueshme gjendjen higjenike. Plehërat dhe minjtë si dhe problemet sociale dhe problemet e drograve e zhvendosën vëmendjen e kampit të protestës antikapitalise. Kësaj iu shtuan edhe borxhet e lëvizjes së protestës për harxhimet e gazit, energjisë elektrike dhe heqjes së plehërave, borxhe që arritën në 10 mijë euro, siç u bë e ditur nga qyteti i Frankfurtit.

"Ka minj në Frankfurt dhe ka pasur minj edhe në kampin e Occupy-s në Franfkurt", konfirmon akvitisti i Occupy Erik Buhn. "Por nuk ka pasur shumë minj. Dhe duke kaluar koha tek ne filluan të ngrinin çadrat e tyre edhe disa të pastrehë," shton ai. Kjo kishte të bënte edhe me problemin e të pastrehëve të cilën Frankfkurti nuk ka dashur ta shohë kurrë.

Pa prezencë në media

Pas më shumë se nëntë muajsh, ditët e kampit të Occupy-t pranë Bankës Qendrore Evropiane (EZB) në Franfkurt janë të numëruara. Shumë e madhe u bë zhurma në vjeshtë të 2011 kur protestuesit ngritën çadrat e tyre para bankës. Gazetat, televizioni dhe radio informuan me hollësi për aktivitstët që ndodheshin në qytetin e çadrave në metropolin e bankave. Sot, kjo temë nuk është më e rëndësishme për shtypin. Kështu funksionojnë mekanizmat e mediave, thotë sociologu Michael Hartmann. Ato hidhen me kokë tek çdo gjë e re, më vonë nuk kushtojnë më shumë vëmendje. Por Hartmann thotë se edhe "pjesa e anëtarëve aktivë të lëvizjes ka rënë".

Shumë prej aktivistëve kanë shkuar tek partia e Piratëve, mendon Dieter Rucht, sociolog dhe studiues i protestave. Rucht thotë se lëvizjes Occupy së shpejti do t`i vijë fundi. "Aktivistët u morën shumë me veten e tyre, nuk krijuan struktura dhe donin një herë të mësonin si komunikohet". Këto nuk janë kushte të mira për të mbajtur gjatë një fushatë. Edhe nëse tani pati disa protesta kundër dëbimit nga kampi, thotë Rucht, kjo nuk do ta pengojë marrjen fund të kësaj lëvizjeje. Nuk mund të thuash se lëvizja nuk ka sjellë asgjë. "Sepse ka shumë njerëz që janë socializuar politikisht nëpërmjet Occupy dhe do të bëhen politikisht aktivë në organizata të tjera."

Pa rezultate politike

Edhe nëse numri i anëtarëve në vendet e tjera si në SHBA apo Spanjë ka qenë më i madh, kampet nuk kanë zgjatur pafundësisht, thotë Rucht. Nga lëvizja mendohej se do të arrihej shumë më tepër në Spanjë, thotë sociologu Michael Hartmann. "Edhe në Spanjë lëvizja nuk arritur suksese politike". Këtë e treguan rezultatet e zgjedhjeve të fundit.

Për aktivistin Buhn ekzistojnë arsye vendimtare për interesin në zhdukje ndaj lëvizjes Occupy. Gjermania i ka "më së miri" punët në ekonomi. "Ne jetojmë këtu në një ishull të hareshëm." Ai argumenton mungesën e suksesit edhe me mungesën e kulturës së protestës në Gjermani, ndryshe nga Spanja dhe Franca.

Koha për autokritikë

Erik Buhn bën edhe autokritikë. "Pjesa jonë më e madhe janë amatorë në këtë biznes politik dhe duhet fillimisht të orientohemi vetë". Megjithë idetë e mirë në fund munguan njerëzit për t`i vënë ato në jetë. Sidomos për mungesën e kulturës së dialogut në Occupy ankohet shumë Buhn. "Kur krijohet një grup i vogël, ai nuk hapet për anëtarë të rinj." Menjëherë bëhet lidhja me sistemin gjerman të shoqatave.

Sipas të dhënave në fund kanë jetuar në kamp vetëm 15 aktivistë politikë. Të tjerët kanë marrë pjesë në shumë mbledhje dhe aktivitete, por nuk e kalonin natën atje. Sipas qytetit të Franfkurtit në kamp kanë jetuar edhe 60 të pastrehë nga Rumania.

Çfarë mbetet?

Pyetja është çfarë mbetet nga Occupy në Gjermani tani që kampi i Franfkurtit nuk ekziston më. Pikëpamjet janë të ndryshme. Shumë nuk duhet të ketë mbetur, thonë ekspertët. Ndërkohë që profesori Dieter Rucht flet për socializimin politik të njerëzve që deri tani kanë qenë krejtësisht apolitikë, sociologu Michael Hartmann kujton moton: "'Ne jemi 99 përqindshi". Kjo moto e çoi vëmendjen e publikut tek diçka që nuk është parë më parë: "Sepse në thelb dekadën e fundit vetëm për një përqind e popullsisë janë shtuar të ardhurat dhe pasuria," thotë Hartmann. Occupy ka dështuar në disa pika, thotë aktivisti Buhn, dhe detyra e lëvizjes nuk është përmbushur. "Ne duam të bëjmë njerëzit të vëmendshëm që të shohin që sistemi bankar ka deficite masive. Që hendeku midis të varfërve dhe të pasurve nuk duhet të zgjerohet më dhe që ne duam të jetojmë në një shoqëri njerëzore".

Publikuar: 08.08.2012 | 15:54
Lexuar: 1698 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime