E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Në vijim është grumbullimi i argumenteve në bashkëpunim me policinë, pas çka me siguri do të parashtrohet padi penale kundër drejtorit dhe Ndërmarrjes publike komunale për ndotje të mjedisit jetësor. Punojmë në formimin e lëndës", tha zëvendës prokurori publik, Zylqyfli Jakupi.
Padi penale do të parashtrohet për drejtorin e NPK - Tetovë, Ajet Murati






Prokuroria e Tetovës dhe NPK paralajmëruan se do të parashtrojnë padi penale për drejtorin e NKP - Tetovë, Ajet Murati.

"Në vijim është grumbullimi i argumenteve në bashkëpunim me policinë, pas çka me siguri do të parashtrohet padi penale kundër drejtorit dhe Ndërmarrjes publike komunale për ndotje të mjedisit jetësor. Punojmë në formimin e lëndës", tha zëvendës prokurori publik, Zylqyfli Jakupi.

Ai paralajmëroi se procedura do të shkojë si dhe në vitin 2005 kur drejtori i atëhershëm i komunalëve, Milaim Ajdini dhe ndërmarrja u dënuan për ndotje të mjedisit jetësor dhe natyrës. U dënuan me gjobë me para prej 1.000 euro për Ajdinin dhe 5.000 për ndërmarrjen. Edhe atëherë, si dhe tani, Tetova dhe rrethina e saj më e afërt disa ditë u mbuluan me tym dhe kundërmonte për shkak të plehrave të djegura në depon e egër në stacionin kushtimisht të stërngarkuar që ndodhet në afërsi të stacionit hekurudhor në Tetovë.

Publikuar: 09.08.2012 | 16:56
Lexuar: 855 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime