E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Popullariteti i Olimpiadës së Londrës ka reflektuar edhe në Lojërat Paraolimpike, që përfshijnë sportistët me aftësi të kufizuara, ku janë shitur më shumë se 600 mijë tiketa vetëm në muajin e fundit, për evenimentin i cili do të fillojë më 29 gusht dhe do të zgjasë deri më 9 shtator.
Londra mposht Pekinin



Interesimi i shikuesve për Lojërat Paraolimpike duket të jetë më i madh se kurdoherë. Tri javë para fillimit të këtij evenimenti, i cili përfshin sportistët me aftësi të kufizuara, janë shitur 2,1 milionë tiketa, karshi 300 mijë sa ishin shitur në ‘Pekini 2008’. Organizatorët ndihen të kënaqur me këtë shifër, duke insistuar se kjo shifër mund të rritet deri në 2,5 milionë, deri në fillimin e këtij kompeticioni.

Popullariteti i Olimpiadës së Londrës ka reflektuar edhe në Lojërat Paraolimpike, që përfshijnë sportistët me aftësi të kufizuara, ku janë shitur më shumë se 600 mijë tiketa vetëm në muajin e fundit, për evenimentin i cili do të fillojë më 29 gusht dhe do të zgjasë deri më 9 shtator.

Kjo i bie që është thyer absolutisht rekordi i shitjes së përgjithshme të tiketave. Numri i shitjes së tyre ka arritur në 2,1 milionë, në krahasim me vetëm 300 mijë, sa ishin shitur katër vjet më parë në ‘Pekini 2008’.

“Shitja e më së shumti tiketash ndonjëherë për Lojërat Paraolimpike, tri javë para fillimit të ceremonisë hapëse, është absolutisht fantastike dhe është treguesi më i mirë i apetitit të pangopur që ka publiku për elitën e sportit. Objektiv yni është që t’i shesim të gjitha”, ka thënë Philip Craven, president i Komitetit Paraolimpik Ndërkombëtar.

Organizatorët synojnë që t’i shesin 2,5 milionë tiketa. Ai shton se kjo do të ishte fantastike, për evenimentin e veçantë që do të mbahet po ashtu në Britaninë e Madhe. Lojërat Paraolimpike moderne e kanë zanafillën dhe inspirimi i tyre daton 64 vjet më parë, kur ishte mbajtur për herë të parë në spitalin Stoke Mandeville, në jug të Anglisë, me 16 veteranë të lënduar në Luftën e Dytë Botërore.

Kreu i Komitetit organizator të ‘Londra 2012’, Sebastian Coe, është absolutisht i ngazëllyer me përgjigjen e tifozëve, sa i përket interesimit për ta ndjekur nga afër evenimentin e personave me aftësi të kufizuara.

“Lojërat Olimpike na treguan ne, se britanikëve u janë futur këto lojëra në zemrat e tyre. Dhe, me shitjen e tiketave deri tash dhe ato që do të shiten në ditët në vijim, e shoh një mundësi të mirë për njerëzit që ta shijojnë dhe të krijojnë memorie që do të qëndrojnë në mendjet e tyre gjatë tërë jetës”, tha kreu i LOCOG.

Tiketat e Lojërave Paraolimpike për evenimentet si atletika dhe noti, thuhet se janë shitur përfundimisht. Rreth 4,200 pjesëmarrës do të jenë pjesë e këtij kompeticioni, karshi 3,951 sa kishin marrë pjesë në ‘Pekini 2008’. 16 Kombëtare do ta bëjnë debutimin e tyre në këtë eveniment, duke përfshirë këtu të izoluarën Koreja e Veriut dhe vendin konfliktuoz Republika Demokratike e Kongos.

Disa tifozë, të frustruar për sistemin e komplikuar të tiketave për Olimpiadë, kanë zgjedhur ta blejnë një tiketë të Lojërave Paraolimpike. Sidoqoftë, deri në fillimin e këtij evenimenti, kanë mbetur edhe më pak se tri javë dhe kanë mbetur në dispozicion edhe 400 mijë tiketa, përfshirë këtu për ceremoninë hapëse dhe atë përmbyllëse.

Publikuar: 10.08.2012 | 12:28
Lexuar: 1722 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime