E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në listë, mes të tjerave, janë portet në Zakintos, Katakolos dhe Argostoli, si dhe marinat në paralagjen jugore athinase Glifada dhe në disa ishuj dhe pushimore. Puna e porteve dhe marinave të vogla do të vazhdojë normalisht përderisa nuk gjenden investitorët.
Greqia do të japë nën koncesion 23 porte dhe marina të vogla









Qeveria greke i dha sinjal të gjelbër Fondit për privatizim të japë nën koncesion 23 porte dhe marina të vogla në mbarë vendin, me qëllim që të rriten të ardhurat në buxhet, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Në listë, mes të tjerave, janë portet në Zakintos, Katakolos dhe Argostoli, si dhe marinat në paralagjen jugore athinase Glifada dhe në disa ishuj dhe pushimore. Puna e porteve dhe marinave të vogla do të vazhdojë normalisht përderisa nuk gjenden investitorët.

Parti komuniste e Greqisë (KKE) e kritikoi ashpër këtë vendim të Ministrisë së Financave.

"Nëse njerëzit nuk i ndalojnë, kjo Qeveri dhe BE-ja janë të afta që manjatëve dhe biznesmenëve të mëdhenj t'u dorëzojnë jo vetëm të drejtën e portit, por edhe ndaj vetë detit", thuhet në kumtesën e KKE-së.

Publikuar: 14.08.2012 | 12:25
Lexuar: 901 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime