E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor siguroi financa në lartësi prej 1.200.000 denarë me të cilat janë mbuluar shpenzimet për 150 fëmijë.
Ministri Ademi vizitojë fëmijët të cilët pushojnë në Pelister








Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi dhe kryetari i komunës Veles Goran Petrov sot e vizituan Pushimoren e fëmijëve të Pelisterit ku janë vendosur fëmijët me sëmundje të sistemit të frymëmarrjes, anemive dhe alegjerive të cilat janë pasojë nga ndotja enorme industriale e mjedisit jetësor në të cilin jetojnë.

Aktiviteti është pjesë e programit vjetor të Ministrisë, ndërsa e organizon Shoqata e prindërve për përkujdesje për breza të shëndetshëm nga Velesi.

Ministri Ademi theksoi se angazhimet e Qeverisë janë në drejtim të vazhdimi të qëndrimit të fëmijëve dhe rritje të buxhetit i paraparë për realizim të këtyre aktiviteteve me të cilat drejtpërdrejt ndikohet në përmirësimin e shëndetit të popullatës së re.
Ministri Ademi vizitojë fëmijët të cilët pushojnë në Pelister

Sipas tij, MMJPH nga buxheti ndan 1.200.000 denarë dhe me këtë shumë i mbulon shpenzimet për qëndrim javor të 150 fëmijëve. Njëzetë fëmijë janë financuar si fëmijë të rrezikuar social nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Është siguruar rehabilitim i 240 fëmijëve dhe personelit prej 22 persona, mjekë, edukatorë.

Në kuadër të vizitës, ministri Ademi u informua për përmbajtjet e ndryshme të cilat janë pjesë e këtij projekti dhe me të cilat zhvillohen sjellje pozitive ndaj mjedisit jetësor. Fëmijët realizojnë një sërë eko aktivitete dedikuar ujit të shëndetshëm dhe të pastër për pije me të cilin është e pasur rrethina më e afërt dhe më e largët e Pushimores së fëmijëve Pelister, mbahet punëtori figurative, përpunohen stripe me temë Misioni i gjelbër, shënime letrar dhe eko informator, si pjesë përbërëse e ditarit veror të cilin fëmijëz e përgadisin si raport autentik për ministrin e Mjedisit Jetësor dhe ekipin e tij.

Në pushimoren e fëmijëve të Pelisterit janë vendosur 150 fëmijë nga Velesi dhe nga 30 nga fshati Milladinovci, Osllomej, Kërçova dhe Vozarce të Kavadarit.
Ministri Ademi vizitojë fëmijët të cilët pushojnë në Pelister
Ministri Ademi vizitojë fëmijët të cilët pushojnë në Pelister

Publikuar: 16.08.2012 | 15:33
Lexuar: 1109 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime