E martë, 18.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Melbourne është klasifikuar në krye të listës së qyteteve, para Vjenës, Vancuverit si dhe tre qyteteve tjera australiane, Sydney, Adelaide dhe Perth.
Melbourne, qyteti më i preferuar për të jetuar!








Hulumtimet e opinionit përmes anketës së realizuar që ka përfshirë 140 qytete, ndërsa kushtet ishin: stabiliteti politik dhe shoqëror, shkalla e kriminalitetit, mbrojtja shëndetësore, arsimi, infrastruktura, kultura dhe ambienti natyror.

Melbourni e ka ruajtur titullin e qytetit më të preferuar sipas anketave të këtij viti, që e ka realizuar Economist Intelligence Unit.

Melbourne është klasifikuar në krye të listës së qyteteve, para Vjenës, Vancuverit si dhe tre qyteteve tjera australiane, Sydney, Adelaide dhe Perth.

Rangimi i dhjetë qyteteve nuk ka ndryshuar shumë, ndërsa Australia dhe Kanadaja edhe më tutje prijnë në listë.

Në vendin e dytë është klasifikuar Vjena e pastaj tre qytete të Kanadasë, Vancuver, Toronto e Calgary, që kanë ruajtur pozicionet nga viti i kaluar.

Qyteti i dytë evropian që ka depërtuar në mesin e dhjetë qyteteve më të preferuara është Helsinki, transmeton Ina.

Melbourne ka marë 97.5 pikë nga 100 të mundshme, duke humbur shumë pak pikë në aspektin klimatik, për shkak të klimës, kriminalitetit të imët dhe kulturës.

Publikuar: 16.08.2012 | 21:28
Lexuar: 1716 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime