E enjte, 13.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Marrëveshja e Ohrit që i dha fund luftës së vitit 2001, e pranuar nga të gjithë faktorët politik në vend, obligon institucionet e vendit që të ndërmarrin masa për ndërtimin e mirëbesimit midis komuniteteve si dhe resocializimin e ish ushtarëve të UÇKsë, masa këto që mungojnë edhe në 11 vjetorin e Marrëveshjes.
Reagim nga Lëvizja ZGJOHU!
Lëvizja Qytetare ZGJOHU! me brengosje të theksuar po ndjek debatin rreth iniciativës së VMRO DPMNE për të dorëzuar një propozim ligj për forcat e sigurisë të involvuara në luftën e vitit 2001, që taksativisht përjashton mundësinë e përfshirjes edhe të luftëtarëve të UÇKsë në këtë ligj.

Marrëveshja e Ohrit që i dha fund luftës së vitit 2001, e pranuar nga të gjithë faktorët politik në vend, obligon institucionet e vendit që të ndërmarrin masa për ndërtimin e mirëbesimit midis komuniteteve si dhe resocializimin e ish ushtarëve të UÇKsë, masa këto që mungojnë edhe në 11 vjetorin e Marrëveshjes.

Përtej ndailimit të luftës dhe shpëtimit të jetëve, karakterit formal të vet si dhe shëndrimit në pjesë të Kushtetutës së vendit, Marrëveshja e Ohrit vuri shenjën e barazimit midis qytetarëve të vendit, përfshirë edhe të të dy anëve pjesëmarrësve në luftë. Ky barazim duhet të vlen në çdo masë institucionale për të rehabilituar pjesëmarrësit në këtë luftë dhe çdo përjashtim nga ky parim është jokushtetues dhe tendencioz.

Është pikërisht VMRO DPMNE partia që ka firmosur Marrëveshjën e Ohrit si dhe ka konfirmuar amnestinë për ish ushtarët e UÇKsë nëpërmjet të interpretimit autentik të Ligjit për Amnesti me çka ka pranuar edhe rolin formal dhe barabarësinë e UÇKsë me të gjithë pjesëmarrësit e tjerë të luftës. Me këtë propozim ligj, VMRO DPMNE nuk duhet t’i vardiset një grupi ekstrem të votuesve e as të kërkojë “shfajësim” nga firma dhe vota pro UÇK. Asnjë përjashtim nga kjo barabarësi ,e garantuar me Marrëveshjen e Ohrit nuk duhet të paraqesin, edhe kategoritë e tjera të familjeve që kanë pësuar në vitin 2001.

Në rast se konfirmohet tendenca për diferencim dhe diskrimin institucional të pjesëmarrësve në luftën e vitit 2001, partitë politike shqiptare duhet të unifikohen në rezistencën ndaj kësaj përpjekjeje të padrejtë dhe tendencioze, por njëkohësisht kontributin e vet duhet ta japin edhe pjesët e tjera të shoqërisë që nuk duan të kthejnë atmosferën e para vitit 2001 në përditshmëri të sotme, por e duan Maqedoninë në BE dhe NATO.

Publikuar: 21.08.2012 | 10:32
Lexuar: 1025 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime