E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Midis imazheve të përzgjedhura, “National Geographic” shpalli fituese foton e Cedric Houin, e titulluar “Flutura”. Fotoja është shkrepur në tokat kirgize në korridorin afgan të Vakhanit dhe ajo portretizon një grua dhe një fëmijë, në veshjet e tyre tradicionale.
“Fluturat” e Afganistanit, fotoja fituese e “National Geographic”








Njëmbëdhjetë fotografi të mrekullueshme u zgjodhën nga më shumë se 12 mijë të tilla, dërguar nga 6 615 fotografë nga 152 vende të ndryshme të globit.

Midis imazheve të përzgjedhura, “National Geographic” shpalli fituese foton e Cedric Houin, e titulluar “Flutura”. Fotoja është shkrepur në tokat kirgize në korridorin afgan të Vakhanit dhe ajo portretizon një grua dhe një fëmijë, në veshjet e tyre tradicionale.

Imazhi i sjellë nga fotografi francezo-kanadez përshkruan intimitetin e jetës së përditshme në krahinat kirgize të Afganistanit. Tributë në foto jetojnë milje larg nga pika më e afërt e qytetërimit, në një mal të lartë 4 300 metra, në një prej pjesëve më të izoluara e të ashpra të globit.

Kompozimi që sjell Houin në foto është mbresëlënës jo vetëm për ngjyrat por dhe sfondin përreth, ku mbi një radio të vjetër qëndron një laptop. E shkuara dhe e ardhmja jetojnë bashkë në këtë zonë të izoluar, ku panelet diellore, satelitët dhe telefonat janë po aq të përhapur.

Shprehja e fytyrës e dy grave dhe detajet e vogla përreth fshehin pas këtij momenti një histori. Të njëmbëdhjetë fotot janë përzgjedhur sipas katër kategorive: portrete udhëtimi, mjedis i jashtëm, pozim dhe moment spontan.

Për çmimin e dytë juria vendosi të shpallte fituese foton e titulluar “Tullumbacja ime”, që paraqet disa fëmijë vietnamezë të lokalitetit Moc Chauduke luajtur me tullumbace ashtu si gjithë fëmijët e botës.

(“Flutura”, fotoja fituese: Kundër klisheve – jetesa nomade me mjete moderne, 4 300m mbi nivelin e detit në Kyrkyz, Afganistan - foto/Cedric Houin)

Publikuar: 21.08.2012 | 16:21
Lexuar: 1377 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime