E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

BDI do t’i japë mbështetje ligjit vetëm nëse atij i ndërrohet emri dhe i njëjti përmban të drejtat e njëjta edhe për ish pjesëtarët e UÇK-së dhe familjeve të tyre.
Takohen Gruevski dhe Ahmeti






Kryeministri Nikolla Gruevski, pas vizitës një ditëshe në Republikën Swrpska, siç mëson ALSAT M sonte pritet të takohet me liderin e BDI-së Ali Ahmeti për të diskutuar për marrëdhëniet brenda koalicionit, pas futjes në procedurë parlamentare të ligjit për ‘branitellat’, nga ana e deputetëve të VMRO DPMNE-së.

Siç mësohet, Ahmeti, partnerit të tij Gruevski pritet t’ia bëjë me dije qëndrimin e tij dhe të partisë që përfaqëson lidhur me ligjin e ‘branitellave’. BDI do t’i japë mbështetje ligjit vetëm nëse atij i ndërrohet emri dhe i njëjti përmban të drejtat e njëjta edhe për ish pjesëtarët e UÇK-së dhe familjeve të tyre.

Nuk përjashtohet mundësia që Ahmeti t’ia bëjë me dije kryeministrit Gruevski se nëse dëshiron që të vazhdojë edhe më tej koalicioni aktual, atëherë çdo vit më 13 gusht me vendim të Qeverisë dhe pjesëmarrje të ministrave dhe pjesëtarëve të ARM-së do të nderohen dëshmorët e UÇK-së.

Ndryshe vetëm pak minuta pasi u njoftua se VMRO DPMNE-ja ka dorëzuar në parlament ligjin për ‘branitellat’ , kabineti i kryeministrit Nikolla Gruevski ka njoftuar se ai ka udhëtuar për vizitë njëditëshe në Banja Llukë, të Republikës Swrpska, për të marrë pjesë në firmosjen e një marrëveshjeje për ndërtimin e autostradës Banja Llukë-Doboj që do ta ndërtoja kompania Granit nga Shkupi.

Kryeministri Gruevski në Banja Lukë takoi edhe kryetarin e Republika Swrpskës Millorad Dodik. Ndërkohë gjatë ditës zv.kryeministri Musa Xhaferi realizoi takim me zv/ndihmësin e sekretares amerikane të shtetit Filip Riker.

Xhaferi pas takimit me Rikerin nuk deshi të prononcohet për media, për zhvillimet e fundit pas dorëzimit të ligjit për branitellat në procedurë parlamentare.

Publikuar: 24.08.2012 | 20:39
Lexuar: 1156 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime