E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në minierën në Seçuan janë dërguar ekipet shpëtimtare nga miniera të tjera të rajonit.
Rreth 50 persona e humbën jetën apo u zhdukën nga shpërthimi në një minierë kineze për qymyr








Dymbëdhjetë persona e humbën jetën dhe 28 konsiderohen të zhdukur pas shpërthimit të gazit, që ndodhi dje në një minierë qymyr guri në provincën kineze Seçuan, transmetuan agjencitë botërore, duke iu referuar kumtesës së agjencisë kineze Ksinhua.

Në momentin e avarisë, nën tokë ka pasur 154 persona.

Sipas mediave britanike, kjo është një nga avaritë më të mëdha në industrinë kineze të minierave këtë vit.

Në minierën në Seçuan janë dërguar ekipet shpëtimtare nga miniera të tjera të rajonit.

Deri më tani në sipërfaqe janë nxjerrë 107 minatorë. Tre prej tyre kanë vdekur në spital nga plagët apo djegiet.

Minierat kineze, theksojnë mediat britanike, konsiderohen si "më vdekjeprurëset në tërë botën", si për shkak të mungesës së masave të sigurisë, ashtu edhe për shkak të synimit të pronarëve që në maksimum ta rrisin fitimin e qymyrit, për t'iu përgjigjur kërkesës së madhe.

Sipas statistikës zyrtare, kohëve të fundit numri i rasteve të vdekjes ka filluar të pakësohet. Në vitin 2011, sipas të dhënave nga agjencia qeveritare kineze për siguri në punë, në vend, gjatë avarive në kompanitë për minierë jetën e kanë humbur 1.973 persona, në krahasim me 2.433 gjatë vitit 2010 dhe 2.631 gjatë vitit 2009.

Publikuar: 30.08.2012 | 10:50
Lexuar: 835 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime