E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në këtë festival do të marrin pjesë yjet më të njohura të muzikës nga rajoni, kurse është paralajmëruar perfomansa e 14 interpretuesve nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Serbia, Bullgaria, Turqia, Greqia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia.
TRT organizon festival ballkanik në Shkup







Me rastin e 100-vjetorit të mbarimit të Luftërave Ballkanike, Radiotelevizioni Kombëtar Turk do të organizojë spektaklin muzikor “Ballkan Fest”, ku do të mblidhen në një skenë yjet e muzikës tradicionale nga gjithsej nëntë vende.

Festivali që mban moton "Nga luftërat ballkanike deri te paqja ballkanike" do të mbahet më 1 shtator, në sheshin "Maqedonia" në Shkup.

Në këtë festival do të marrin pjesë yjet më të njohura të muzikës nga rajoni, kurse është paralajmëruar perfomansa e 14 interpretuesve nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Serbia, Bullgaria, Turqia, Greqia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia.

Në mesin e këngëtarëve shqiptarë që do të performojnë janë Irma Libohova nga Shqipëria dhe Shkurte Fejza nga Kosova.

Nga Bosnja dhe Hercegovina do të marrë pjesë Hanka Paldum, nga Turqia Suzan Kardesh, Surki Tutkun dhe Serkan Çari, kurse nga Kroacia do të jetë Ksenija Mijatoviç, si dhe shumë të tjerë nga vendi ynë dhe rajoni.

Publikuar: 30.08.2012 | 10:59
Lexuar: 1131 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime