E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sot i themi JO dhe kërkojmë tërheqjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të kësaj enciklopedie. Qytetarët shqiptarë në Tetovë dhe studentët u bënë bashkë e ilustruan më mirë slloganin një komb një qëndrim”, deklaroi Valon Kurtishi, përfaqësues i ‘Illyricum Libertas’.
Studentët, protesta në Tetovë kundër enciklopedisë








Studentë të dy universiteteve të Tetovës, nën organizimin e Shoqatës ‘Illyricum Libertas’, sot ngritën zërin e tyre kundër Enciklopedisë maqedonase, që shtrembëron historinë e popullit shqiptar.

Studentëve gjatë marshimit, iu bashkuan edhe një numër i madh i qytetarëve nga Tetova. Marshimi protestues filloi nga Universiteti i Evropës Juglindore dhe në USHT u bashkuan edhe studentët e tjerë që vazhduan nëpër rrugët kryesore të qytetit.

“Ju lusim të gjithë bashkë ti themi JO kësaj pseudo-enciklopedie, JO kësaj pseudo- akademie, shqiptarët janë popull evropian dhe kanë traditë e civilizim 5000 vjeçar në Evropë.

Sot i themi JO dhe kërkojmë tërheqjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të kësaj enciklopedie. Qytetarët shqiptarë në Tetovë dhe studentët u bënë bashkë e ilustruan më mirë slloganin një komb një qëndrim”, deklaroi Valon Kurtishi, përfaqësues i ‘Illyricum Libertas’.

“Është hera e parë që studentët pas vitit 90 organizohen në këtë masë dhe çka është më e rëndësishme janë të disiplinuar dhe të kulturuar. Mund të shihni se s’ka ofendime ndëretnike. Studentët tërë kohës bëjnë thirrje kundër akademisë, poshtë enciklopedisë, shqiptarët 5000 vjet histori”, theksoi Agon Ferati, përfaqësues i Unionit Studentor të UEJL-it.

“Ne e shprehin zërin tonë kundër kësaj enciklopedie dhe njëherit i tregojmë MANUS se jemi shqiptarë autoktonë dhe ilirë”, tha Garip Izairi, përfaqësues i Unionit Studentor të USHT-së.
Protesta përfundoi në mënyrë të qetë dhe pa incidente, por me disa parrulla si, ‘Jovan Bigorski është shqiptar’, ‘Shtet artificial’, ‘Kthehuni në atdheun tuaj, Karpatet’ dhe ‘Ilirida’.

Bashkim Sulejmani

Publikuar: 30.09.2009 | 22:41
Lexuar: 2767 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime