E mërkurë, 12.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Fëmijët e Idrizovës jashtë bankave të shkollës, më pak mjete për UTSH dhe ndërprerja e rindërtimit të shkollave shqipe janë dëshmi që Ministria e arsimit diskrimonon shqiptarët, thotë deputeti i DR-së.
DR-ja akuzon Ministrinë e Arsimit

Deputeti i DR-së Sulejman Rushiti akuzoi Ministrinë e arsimit dhe të Shkencës që nxënësit shqiptarë të klasës së pestë në Idrizovë, ende nuk kanë filluar të ndjekin procesin mësimor.


"Nxënësit janë bërë peng i voluntarizmit të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës dhe të paaftësisë së zëvendësministres në dikasterin në fjalë, Lindita Qazimi, që të zgjidhë odisenë e hapjes së paraleleve shqipe", tha Rushiti.


Sipas tij Ministria e arsimit bënë politik diskriminuese kundër shqiptarëve.

"Shkurtimi i mjeteve finansiare për USHT-në për objektet që janë në ndërtim, ndërprerja e ndërtimit dhe rikonstruimit të shkollave në vendbanimet shqiptare pa arsye të drejtë, kolapsi i Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve, mos hapja e paraleleve në gjuhën shqipe të parashikuara me konkurs janë pjesë nga një seri e diskriminit të arsimit Shqip", shtoi Rushiti.

Alsat-M

Publikuar: 13.11.2008 | 05:46
Lexuar: 1960 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime