E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me këtë rast, në fjalën e tij përshëndetëse, Prorektori për arsim i USHT-së, Prof. dr. Fehari Ramadani, theksoi se këto manifestime shkencore janë shndërruar në pjesë të pandarë të punës dhe veprimtarisë sonë akademike.
Konferencën e parë për diabetin organizuar nga USHT dhe Universiteti i Trakisë





Sot në Amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë, në organizim të Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Universitetit të Trakisë nga Edreneja e Republikës së Turqisë, u bë hapja solemne e Konferencës së parë ballkanike për trajtimin e diabetit, njoftoi Zyra për informim e USHT-së. Me këtë rast, në fjalën e tij përshëndetëse, Prorektori për arsim i USHT-së, Prof. dr. Fehari Ramadani, theksoi se këto manifestime shkencore janë shndërruar në pjesë të pandarë të punës dhe veprimtarisë sonë akademike.

"Fillimi i punimeve të Konferencës së sotme që ka tubuar personalitete të njohura shkencore nga vendi ynë, Republika e Turqisë dhe më gjerë, besojmë se do t’ia arrijë qëllimit për të cilin është organizuar dhe dëshirojmë që të kontribuojë në zhvillimin dhe përparimin e studimeve shkencore në fushën e mjekësisë", theksoi Ramadani, duke shtuar se ky aktivitet për mjekësinë është një ngjarje e veçantë, sepse i dedikohet shëndetit të njeriut dhe tërheq vëmendjen e shoqërisë sonë në parandalimin e problematikave komplekse, të natyrës shëndetësore por edhe sociale.

Ne, tha ai, sot jetojmë në kohën kur për avancimin e shëndetësisë investohen mjete financiare që kapin edhe shifrat astronomike, dhe po në këtë periudhë shëndetësia është shndërruar në sfidën më të madhe globale dhe njëkohësisht në sektorin më parësor për të gjitha vendet e botës". Përfaqësuesi i Universitetit të Trakisë, Prof. dr. Ender Arikan, duke i përshëndetur të pranishmit në emër të rektorit të Universitetit të Trakisë, Prof. dr. Jener Joruk, theksoi se tani më dy universitetet janë shumë të lidhur me njëri – tjetrin.

"Universiteti i Trakisë dhe USHT janë duke zhvilluar një bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Neve na gëzon fakti që ky universitet, çdo ditë e më tepër avancohet në aspektin akademik. Ne si universitet do të ndihmojmë vazhdimisht në zhvillimin e universiteteve të Ballkanit, me theks të veçantë USHT-së", potencoi Arikan. Gjatë ditës së sotme Konferenca e parë ballkanike për trajtimin e diabetit i vijoi punimet me paraqitjen e kumtesave shkencore nga studiuesit e huaj dhe vendas.
Konferencën e parë për diabetin organizuar nga USHT dhe Universiteti i Trakisë
Konferencën e parë për diabetin organizuar nga USHT dhe Universiteti i Trakisë

Publikuar: 07.09.2012 | 19:51
Lexuar: 1260 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime