E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zotërinj të federatës turpi më i madh është ajo që u keni ofruar shqiptarëve në Zvicër.
Shqipëria luajti në Zvicër me fanella si të kombëtares greke?!








Prag ndeshja Zvicër –Shqipëri u karakterizua nga lloj-lloj deklaratash, ku për fatin e keq krerët e kombëtares kuqezi, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka dhe trajneri Gianni De Biasi, u morën me analiza tradhtarësh.

Pesë lojtarët shqiptar të përfaqësueses zvicerane, siç raporton sportishqiptar, që luajnë me Zvicrën kanë bërë zgjedhjen e tyre, kështu që nuk ia vlen të merresh me shijet e tjetrit, pasi jetohet në demokraci, ku çdokush ka të drejtën e tij të menduarit dhe vepruarit.

Por drejtuesit e FSHF-së mirë do të ishte që të bënin punën që u takon, pasi në Zvicër kombëtarja shqiptare ka luajtur me një fanellë, që s’është përdoruar asnjë herë, duke qenë larg ngjyrave kuqe zi.

Vërtetë në Zvicër do të luanim me uniformën e dytë, jo tradicionalen, por një gjë mbetet e pa shpjegueshme, çfarë përfaqësojnë shiritat blu? Uniforma e kuqezinjve në sfidën me Zvicrën ishte identike me atë që përdor kombëtarja grek, me të vetmin ndryshim, logon e federatës.

Zotërinj të federatës turpi më i madh është ajo që u keni ofruar shqiptarëve në Zvicër. Thjeshtë drejtuesit e kombëtare sonë hiqen si patriotë, por veprojnë si “tradhtar”, ose të paaftë.

Publikuar: 12.09.2012 | 18:37
Lexuar: 2315 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime