E martë, 11.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sonda amerikane “Mars Reconnaissance Orbiter”, e cila tashmë një kohë të konsiderueshme ndodhet në orbitën e “Planetit të Kuq” me mision vëzhgimin e tij, kapi imazhet më të qarta nga Poli i Jugut të Marsit, në të cilat vihet re edhe ajo që shkencëtarët e quajtën një fenomen i rrallë në sistemin tonë diellor.
Fjolla të akullta bore në Mars
Planeti i Marsit është përfshirë nga bora, apo më saktësisht fjolla të akullta të anhidritit karbonik, që ndryshe njihet si “akulli i thatë”. Një e reshur e tillë e borës në Tokë mund të arrihet vetëm nëse temperaturat shënojnë minus 125 gradë celsius.

Sonda amerikane “Mars Reconnaissance Orbiter”, e cila tashmë një kohë të konsiderueshme ndodhet në orbitën e “Planetit të Kuq” me mision vëzhgimin e tij, kapi imazhet më të qarta nga Poli i Jugut të Marsit, në të cilat vihet re edhe ajo që shkencëtarët e quajtën një fenomen i rrallë në sistemin tonë diellor.

“Mund të konfirmojmë se retë e kapura nga ‘Reconnaissance’ janë të përbëra nga dyoksidi i karbonit dhe janë në një lartësi të vogël, aq sa për të formuar atë që ne e quajmë rënia e akullit të thatë”, tha për agjencinë Reuters Paul Hayne, anëtar i grupit të shkencëtarëve, të cilët po e studiojnë fenomenin.

Prezenca e reve në Polin e Jugut të Marsit ishte vënë re prej kohësh, por analizimi i përbërjes së këtyre reve u realizua vetëm tani. Të dhënat e fundit të marra nga sonda amerikane i përkasin dimrit marsian të viteve 2006-2007. Pikërisht në këtë stinë, fenomeni është më i dukshëm.

Shkencëtarët e NASA-s thonë se Marsi është planeti i vetëm në sistemin tonë diellor që është në gjendje të akumulojë një lloj të tillë bore. Por nuk dihet saktësisht se si kjo borë lirohet nga retë në tokë. “Nuk dihet nëse rënia ndodh si në rastin e çdo bore tjetër apo ngrihet në tokë”, raporton NASA.

Mirëpo vëzhgimet e bëra te retë dhe fjolla tregojnë se mund të bëhet fjalë për rënie bore.

“Një linjë e dëshmive për borën tregon si copëzat e akullit të dyoksid karbonit në re janë mjaft të mëdha për të rënë në tokë”, theksoi David Kass i NASA-s, njëri prej bashkautorëve të studimit. “Një tjetër dëshmi vjen nga vëzhgimet e bëra kur instrumenti është drejtuar në horizont dhe jo poshtë në sipërfaqe. Pamjet infra të kuqe të reve nga ky kënd flasin se bora përbëhet qartazi nga copëzat e akullta të dyoksid karbonit dhe se bien në sipërfaqe.

Me këtë rast, NASA bën të ditur se rënia “më e shpeshtë” e borës në Mars ndodh në polin jugor dhe qëndron aty për rreth pothuajse një vit, për shkak të temperaturave ekstrem të ulëta në atë pjesë.

Publikuar: 15.09.2012 | 11:46
Lexuar: 1245 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
albi (02/12/2013 19:44:40) une te dua ty

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime