E diel, 18.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për ndërtimin e kësaj shkolle janë ndarë gjithsej 4 milion denarë për fazën e parë, ndërkaq për fazat tjera, drejtori i shkolës Pashko Vasa thekson se do të vazhdojnë në kontinuitet të kërkojmë mjete nga qeveria dhe komuna deri në fazën finale të ndërtimit.
Vehet gurthemeli për ndërtimin e shkolls së re në Novosellë










Nermin Mulaki

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me komunat, në kuadër të projektit qeveritar për ndërtimin e shkollave, kësaj rradhe është ndalur në vendbanimin rural, gjegjësisht në fshatin Novo –Sellë, ku edhe u hodh gurthemeli për ndërtimin e shkollës së re, për nxënësit, të cilët deri më tani kanë vijuar mësimin në shkollën fillore, Pashko Vasa në Grupqin.

Zv.ministri i Arsimit Safet Neziri, premtoi përfundimin e tërësishëm të objektit deri më 1 shtator të vitit të ardhsëm.

“Në këtë vendbanim bëhet fjalë për shkollë me tetë hapsira që ka vend për 114 nxënës dhe besoj se për kohë të shkurtër do të rregullohet çështja e këtyre nxënësve”, theksoi Zv.ministri i Arsimit Safet Neziri.

Për ndërtimin e kësaj shkolle janë ndarë gjithsej 4 milion denarë për fazën e parë, ndërkaq për fazat tjera, drejtori i shkolës Pashko Vasa thekson se do të vazhdojnë në kontinuitet të kërkojmë mjete nga qeveria dhe komuna deri në fazën finale të ndërtimit.

“Siq e dini 4 milion denarë nuk janë të mjaftueshme por ne do të vazhdojmë me kërkesa tjera që më 1 shtator, nxënësit e Novo Sellës të ndjekin mësimin në shkollën e re dhe të mos malltretohen në ato kushte private”, theksoi Nuredin Ismaili, Drejtor i Shkollës Pashko Vasa, Grupqin.

Komuna e Zhelinës, do t’a ndihmojë këtë rajon jo vetëm në ndërtimin e shkollave por edhe në pjesët tjera urbanistike, si: ndërtimin e kanalizimit, ndriqimin publik, mirëmbajtjen ekologjike, theksoi me këtë rast kryetari i komunës së Zhelinës, Fatmir Izeiri.

Publikuar: 15.09.2012 | 14:18
Lexuar: 1157 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime