E shtunë, 15.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zëvendësndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Tomas Melia, duke folur në një konferencë për media në Jalta të Ukrainës, ka thënë se janë të nevojshëm hapa të rëndësishëm për të siguruar se zgjedhjet parlamentare të 28 tetorit do të jenë të lira dhe të drejta.
Ukraina - nën presionin e Perëndimit dhe Rusisë






Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara kanë paralajmëruar se zgjedhjet e muajit të ardhshëm në Ukrainë rrezikojnë të mos përmbushin standardet demokratike dhe të dëmtojnë më tutje lidhjet e vendit me Perëndimin.

Zëvendësndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Tomas Melia, duke folur në një konferencë për media në Jalta të Ukrainës, ka thënë se janë të nevojshëm hapa të rëndësishëm për të siguruar se zgjedhjet parlamentare të 28 tetorit do të jenë të lira dhe të drejta.

Një ditë më parë, zyrtarët evropianë në Jalta kanë shprehur pikëpamje të zbehta për përparimin demokratik të Ukrainës nën presidentin Viktor Janukoviq, duke thënë se rasti i ish-kryeministres Julia Timoshenko mbetet pengesë për marrëdhëniet e mira.

Timoshenko, vitin e kaluar, është dënuar me shtatë vjet heqje lirie, për shkak të, siç është thënë, shpërdorimeve me detyrën zyrtare.

Zyrtarët rusë në konferencën e Jaltas i kanë bërë thirrje Ukrainës t’i bashkohet Unionit Doganor, të udhëhequr nga Moska, sepse, në të kundërtën, “do të vazhdojë të përballet me çmime të larta të energjisë”.

Ukraina ka refuzuar një aleancë të tillë, duke favorizuar lidhjet më të ngushta me BE-në.

Publikuar: 15.09.2012 | 18:16
Lexuar: 667 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime