E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gra beqare, të ndara, të divorcuara, që vuajnë nga vetmia e që kërkonin një burrë, një familje, fëmijë. Ishte mesi i viteve ‘90, Bashkimi Sovjetik sapo ishte shpërbërë e Grodno, qyteti antik në Republikën e re të Bjellorusisë, 16 kilometra nga kufiri me Poloninë, me 317 mijë banorë, po boshatisej nga meshkujt
Në qytetin e grave, aty ku mungojnë burrat


Gra beqare, të ndara, të divorcuara, që vuajnë nga vetmia e që kërkonin një burrë, një familje, fëmijë.

Ishte mesi i viteve ‘90, Bashkimi Sovjetik sapo ishte shpërbërë e Grodno, qyteti antik në Republikën e re të Bjellorusisë, 16 kilometra nga kufiri me Poloninë, me 317 mijë banorë, po boshatisej nga meshkujt

Bellorusi

Qyteti - Grodno, qyteti antik me stil barok në Bjellorusi është vetëm 16 kilometra nga kufiri me Poloninë.

Raporti - Për shkak të migracionit, raporti mes femrave dhe meshkujve është i pabesueshëm: shtatë me një.

Rastet - Tattiana Cherkez, 29 vjeçe, gazetare dhe avokate i është drejtuar agjencisë për të gjetur shpirtin binjak: nuk ka mundësi tjetër

Agjencitë - Përveçse krijojë kontakte, agjencitë martesore organizojnë edhe vetë ceremonitë e martesave
Me mijëra niseshin drejt Perëndimit për të kërkuar punë.

Pikërisht atëherë, Maya Chirkova, ukrainase me origjinë, por që jetonte në Bjellorusi, mendoi se edhe grave duhej t’u hapej rruga drejt Perëndimit: për të gjetur bashkëshortin e ardhshëm.

Në vitin 1996, themeloi një agjenci martesore ndërkombëtare, e para e llojit të saj në Bjellorusi.
Në qytetin e grave, aty ku mungojnë burrat

Në 17 vitet e aktivitetit të saj, Chirkova, tani 48 vjeçe, ka kryer më shumë se 400 martesa dhe ka një klientelë prej më shumë se 1000 grash me moshë nga 18 e lart dhe meshkuj të interesuar që nisin nga Europa e përfundojnë në SHBA.

Me telefon nga zyra e saj në Grodno, Chirkova shpjegon se arsyeja e pasurisë së saj qëndron te demografia.

“Statistikat zyrtare të qytetit flasin për një raport 1.4 gra për çdo mashkull. Por sipas shifrave të tjera, edhe më të besueshme, raporti është shtatë me një në favor të grave”.

“Qyteti i grave”, kështu e ka cilësuar në një reportazh për “Newsweek – The daily bast” fotografja Justyna Mienikiewicz. Në katalogun e agjencisë mund të gjesh me qindra Irina, Svetlana, Veronica, Tatjana që dallojnë nga njëra-tjetra nga mosha, pesha, gjendja civile, diplomat, talenti dhe preferencat për meshkujt.

Mes klientëve të rinj, shpjegon Chirkova, ka shumë djem të rinj nga Gjermania, të moshës 32-34 vjeç që vijnë nga familje solide dhe duan të tilla familje. Duan edhe fëmijë, kjo sepse në vendet e tyre gjejnë vajza që të paktën deri në 40 vjeç nuk duan as fëmijë”.

Edhe pse është diplomuar për gjuhë dhe letërsi ruse në Universitetin Shtetëror të Grodnos, Maya Chirkova ishte e tërhequr nga biznesi që në moshë fare të re. Me rënien e regjimeve komuniste, agjencitë që organizojnë takime mes burrave perëndimorë dhe grave nga Lindja janë shtuar shumë.

Mjafton të bësh një kërkim të thjeshtë në “Google”, për t’u shfaqur 213 mijë rezultate. Agjencitë kanë edhe çmimet e shërbimeve që ofrojnë.

Kështu, nëse nga katalogu të ka pëlqyer një femër dhe do ta bësh për vete, duke i dërguar një trëndafil të kuq, atëherë duhet të paguash 15 euro deri në 2500 euro për të gjetur një partner me të gjitha cilësitë që ti kërkon.

Po cilët janë burrat dhe gratë që e kërkojnë shpirtin binjak përmes agjencive? Nga zyra e saj në Grodno, Chirkova bën një identikit pak të ndryshëm nga ai që jemi mësuar zakonisht: “Për gratë, mosha shkon nga 28 deri në 35 vjeç, ndërsa për meshkujt nga 30 në 45 vjeç.
Në qytetin e grave, aty ku mungojnë burrat

Nga vijnë zakonisht? Nga Gjermania, Franca, Italia. Si i kërkojnë? “E para është bukuria, por jo të gjithë kërkojnë femrat tipike lindore me flokët biondë. Austriakët, për shembull, i duan brune dhe me flokë shumë të gjata. Edhe italianët janë shumë të dhënë pas bukurisë.

Në përgjithësi, këta meshkuj janë shumë të dhënë pas vlerave tradicionale dhe grave që duan familje”. Është bërë e vërtetë shprehja tashmë se kush dëshiron të ndërtojë një familje tradicionale duhet të kërkojë një vajzë nga Lindja.

Po femrat e Grodnos çfarë kërkojnë nga meshkujt perëndimorë, që i dërgojnë agjencisë të dhënat e tyre me foto dhe listojnë preferencat e tyre në katalog, duke i zgjedhur me emër dhe numër serie? “Edhe ata meshkuj kanë ndërmend të krijojnë familje.

Në kulturën europiane ekziston një sjellje ndryshe kundrejt grave: që burrat t’i respektojë shumë. Pastaj gratë tona kërkojnë stabilitet ekonomik dhe pjesa më e madhe kërkon fëmijë”.

Sa? “Dy ose tre, jo vetëm një. Por nëse jetojnë aty, preferojnë të kenë më shumë se një. Një nga klientet tona, një vajzë që në vitin 1998, kur ishte 30 vjeçe, ishte martuar me një francez që shkoi të jetonte me të, na ka shkruar që tani ka katër fëmijë”.

E martuar prej 30 vjetësh me një rus, Chirkova ka vetëm një djalë, të martuar me një vajzë që ishte regjistruar në agjenci për të gjetur një burrë francez dhe pastaj ndryshoi ide. Porsa i përket asaj, themelueses së agjencisë “Gimeney” nuk i ka shkuar kurrë ndërmend të largohet drejt Perëndimit.

“E kam këtu misionin tim. Sepse kjo agjenci është misioni i jetës sime”. Një mision që ka nisur të ndërlikohet. Gjermania, për shembull, që prej vitit 2008 kërkon që të fejuarat e meshkujve gjermanë, para martesës, të bëjnë një provim gjuhe në ambasadën e Minskut.
Në qytetin e grave, aty ku mungojnë burrat

“Të organizosh martesa me të huajt është bërë shumë e vështirë: shumë dokumente dhe formalitete. Vajzat tona duhet të jenë shumë të vendosura për të përballuar procedurat e një martese jashtë vendit”. Kur e bëjnë këtë, marrin avionin për në Perëndim dhe nuk kthehen më pas. Sigurisht nëse çifti nuk divorcohet.

“Megjithatë ndodh rrallë. Në atë rast, në Gjermani për shembull, nëse gruaja ka jetuar në vend për më shumë se 5 vjet, mund të qëndrojë. Përndryshe duhet të kthehet në Bjellorusi”.

E vajzës nuk i ngelet gjë tjetër, veçse të kërkojë një mundësi të dytë, gjithmonë përmes agjencive. Mos u çudisni me rastin e Elenës në katalog: 63 vjeçe që pëlqen kafshët dhe teatrin dhe kërkon një burrë të gjatë të paktën 1 metër e 80 dhe që punon shumë.
Në qytetin e grave, aty ku mungojnë burrat
Në qytetin e grave, aty ku mungojnë burrat

Publikuar: 16.09.2012 | 11:41
Lexuar: 3100 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet
dashi (21/03/2015 01:56:38) jam 28 vjec isha i interesuar per nje vajz nga ky vend...00355665370812
ismail iljazi (08/07/2015 14:58:41) jam 28 vjec isha i interesuar per nje vajz nga ky vend 38975402305

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime