E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

I pyetur se përse disa prej titullarve e nisën lojën nga stoli, Vilanova tha se u përpoq të aktivizonte më shumë lojtarët që ishin më pak të lodhur dhe në lidhje me këtë çështje bisedoi edhe me Messin.
Vilanova nuk shikon ndryshime në imazhin si trajner




Tito Vilanova mendon se imazhi i tij si trajner nuk është forcuar, pavarësisht se Barcelona e ndryshuar prej tij fitoi bindshëm në takimin e fundit me Getafen. Messi, Mascherano dhe Alves e nisën lojën nga stoli në Madrid, ku sezonin e kaluar Barça u mposht nga Getafe.

“Nuk e shikoj imazhin tim të jetë bërë më i fortë. Gjithsesi nuk është kjo ajo që më shqetëson. Mendoj për faktin që fituam ndeshjen dhe jemi përmirësuar nga takimi i mëparshëm. E kontrolluam lojën dhe u treguam të duruar. Mund të kishim shënuar më tepër, por rezultati tregon një përformancë të shkëlqyer”, deklaroi tekniku 42 vjeçar i katalanasve.

I pyetur se përse disa prej titullarve e nisën lojën nga stoli, Vilanova tha se u përpoq të aktivizonte më shumë lojtarët që ishin më pak të lodhur dhe në lidhje me këtë çështje bisedoi edhe me Messin.

Publikuar: 17.09.2012 | 08:56
Lexuar: 786 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime