E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Akademia përkujtimore për dëshmorin Beqir Limani, u mbajtë në pallatin e kulturës në Kërçovë
Akademi përkujtimore kushtuar Beqir Limanit





Shaban Dalipi

Manifestimi kushtuar dëshmorit të kombit Beqir Limani , filloi me homazhin në varrezat e fshatit Kollarë ku mbi varrin e martirit të kombit të shndërruar në simbol të rezistencës dhe sakrificës shqiptare të kësaj ane, u vendosën lule të freskëta në shenjë respekti për veprën madhore që kulmoi me aktin ngadhnjyes të vetëflijimit në mbrojtje të dinjitetit të familjes dhe kombit.

Akademia përkujtimore për dëshmorin Beqir Limani, u mbajtë në pallatin e kulturës në Kërçovë ku kryetari i SHVL të UÇK-së, Fazli Veliu në fjalën e tij potencoi se periudha e aktivitetit të bujshëm të bacës Beqë fillon që nga betimi i tijë në fshatin Kollarë, vazhdon me përkushtimin e pandalshëm për çështjen shqiptare dhe përfundon me rezistëncën sakrifikuese në mbrojtje të dinjitetit shqiptar i cili shërbeu si motivim për bashkëveprimtarët e tij për të ecur drejt idealit të lirisë.

Me këtë homazh, ne sot nderojmë dhe respektojmë Beqir Limanin, njërin nga njerëzit që hodhën hapat e parë drejt promovimit të një veprimi ndryshe nga ajo që ishte aplikuar më parë, potencoi ish udhëheqësi i UÇK-së dhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti i cili shtoi se Beqa ishte frymëzues i hapave të rrezikshëm që më vonë ndryshuan situatën në hapsirat ballkanike.

Të pranishmive në këtë akademi përkujtimore iu drejtuan edhe Adem Xheladini, Bedri Llapashtica dhe Bardhyl Llagami ndërsa në emër të familjes Limani, pjesëmarrësit në këtë manifestim i falënderoi Fatmir Limani i cili u shprehu mirënjohje të gjithë atyre që nderuan familjen e tij dhe të gjithë dëshmorëve.

Të tubuarit në këtë manifestim, bënë homazhe edhe përpara pllakës përkujtimore të ngritur sivjet, në shenjë nderimi për tri figurat e shquara të idealit kombëtar, Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën, për të cilët siç potencoi babai i komandant Shpendit, Bardhyl Llagami, edhe pas rënies ata vazhdojnë të bëjnë detyrën e bashkimit.

Publikuar: 18.09.2012 | 14:30
Lexuar: 2441 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime