E premte, 14.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Shqipëria është një aleat i çmuar.Ju jeni duke dhënë kontribute të rëndësishme në misionet tona në Afganistan dhe në Kosovë. Ne ju falënderojmë për mbështetjen tuaj të palëkundur dhe ne falënderojmë trupat tuaja për guximin dhe profesionalizmin e tyre” tha ai.
Nishani, Rasmusen: Shqipëria, aleat i çmuar i NATO-s





Shqipëria një aletat i cmuar në misionet e NATO-s në Afganistan dhe Kosovë. Të tillë e ka vlerësuar rolin e vendit tonë në misionet paqëruajtëse të NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmusen gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin e Republikës, Bujar nishani, në kuadër të vizitës së këtij të fundit në Bruksel.

“Shqipëria është një aleat i çmuar.Ju jeni duke dhënë kontribute të rëndësishme në misionet tona në Afganistan dhe në Kosovë. Ne ju falënderojmë për mbështetjen tuaj të palëkundur dhe ne falënderojmë trupat tuaja për guximin dhe profesionalizmin e tyre” tha ai.

Ndërsa ka vlerësuar se mbetet ende shumë punë përpara,Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi se integrimi Euro-Atlantik mbetet mënyra më efektive për të sjellë stabilitet afatgjatë në Ballkanin Perëndimor, ndërsa e ka vlerësuar Shqipërinë një shembull për rajonin.

“Si një anëtar i ri të Aleancës sonë, Shqipëria mund të jetë një shembull për të gjithë rajonin. Dera e NATO-s mbetet e hapur. Ne nxisim të gjitha vendet që aspirojnë për anëtarësim të demonstrojnë angazhimin politik, nxisin reformat dhe mbajnë përgjegjësi, dhe shprehin vendosmëri për të zgjidhur mosmarrëveshjet e vjetra. Ka ende punë për të bërë, por e ardhmja e gjithë rajonit është në familjen euro-atlantike “.- tha Rasmussen.

Nga ana tjetër Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s diskutoi me presidentin Nishani se si duhet garantuar siguria në një kohë të kursimit ekonomik si dhe përgëzoi Presidentin për përpjekjet e Shqipërisë për nxitjen e bashkëpunimit rajonal.

Publikuar: 18.09.2012 | 21:39
Lexuar: 846 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime