E hënë, 17.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sa i përket zërave për largimin e tij, trajneri i Milanit u shpreh i qetë dhe i sigurtë.
Allegri optimist: Po përmirësohemi








Barazimi 0-0 në San Siro përballë Anderlehtit nuk e ka shqetësuar trajnerin e Milanit, Masimilliano Allegri edhe pse zërat për një largim të tij sa vijnë e përforcohen.

Tekniku kuqezi këmbëngul se skuadra është përmirësuar, megjithëse shton se ka ende shumë punë për të bërë.

“Duhet të përmirësohemi më tej në lojën tonë, edhe pse në pjesën e dytë krijuam mjaft raste për të shënuar. Skuadra vuan edhe presionin psikologjik dhe një humbje energjish të mëdha. E rëndësishmë është që s’duhet të kapemi nga nervozizmi. Anderlehti nuk gjuajti asnjëherë në portë, dhe ky është një përmirësim në aspektin difensiv”, tha Allegri.

Sa i përket zërave për largimin e tij, trajneri i Milanit u shpreh i qetë dhe i sigurtë.

“Çdo ditë lexoj që vendi im është në fije të perit, por për këtë duhet të pyesni shoqërinë dhe jo mua. Nëse do të vendosin të më largojnë unë do të mbetem trajneri që ka grumbulluar më shumë pikë në dy sezonet e fundit. Tre muaj nga fundi i sezonit të kaluar, kur kryesonim Serinë A me 4 pikë avantazh, emri im diskutohej për t’u larguar, imagjinoni tani”, deklaroi tekniku kuqezi.

Lajmi i mirë për Allegri-n në këto ditë të vështira për të dhe Milanin e tij, vjen nga lojtarët që janë shprehur në mbrojtje të trajnerit të tyre. Sulmuesi El Shaarawy shprehu bindjen se golat do të vijnë dhe se skuadra vazhdon të përmirësohet, megjithëse në 3 ndeshje të Serisë A ka grumbulluar po kaq pikë, ndërsa aventura në Ligën e Kampioneve nisi me një rezultat zhgënjyes 0-0 ndaj Anderlehtit në Milano, e për më tepër me një lojë të mërzitëshme të kuqezinjve.

Publikuar: 19.09.2012 | 13:10
Lexuar: 907 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime