E hënë, 10.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në fakt, siç raporton portali “E!Online”, në dyqanin londinez “HMV” një klient ka vënë re një pamje të pazakontë, e fotografoi menjëherë dhe e shpërndau në rrjetin social Twitter.
Mos e blini CD-në e këtij dhunuesi të femrave!



Edhe pse fansat e këngëtarit, Chris Brown ia kanë falur sjelljen e dhunshme që kishte ushtruar ndaj ish- të dashurës së tij, Rihanna, duket se këngëtari i ri kurrë nuk do të mund ta pastronte krejtësisht emrin e tij nga turpi. Të paktën kur bëhet fjalë për aktivistet për të drejtat e grave.

Në fakt, siç raporton portali “E!Online”, në dyqanin londinez “HMV” një klient ka vënë re një pamje të pazakontë, e fotografoi menjëherë dhe e shpërndau në rrjetin social Twitter.

Në kutitë që ndodheshin CD-të e Chris Brown qëndronin edhe etiketat ku shkruante “Mos e blini këtë album. Ky njeri rrah femrat.”

Zëdhënësi i HMV-së theksoi se këto etiketa nuk kanë të bëjnë asgjë me dyqanin dhe se ato ishin vënë me siguri nga aktivistët për të drejtat e grave, gjersa punëtorët nuk ishin të vëmendshëm.

Ndërsa së fundmi tatuazhi më i ri i reperit amerikan ka hapur mjaft polemika dhe hamendësomë në media. Në pjesën e qafës ai ka të vizatuar fytyrën e një vajze, e cila gjysmën e fytyrës e ka të masakruar, ndërsa gjysmën tjetër të pa dëmtuar.

Spekulohet që Chris e ka personifikuar Rihannën në këtë tatuazh, duke kujtuar edhe goditjet e tij ndaj saj në vitin 2009. Por zëdhënësi e tij i ka përgënjeshtruar këta zëra duke thënë se vizatimi në tatuazh ka të bëjë me një festë meksikane, gjegjësisht përkujton ditën e të vdekurve dhe se koka e vizatuar është simboli i saj

Publikuar: 20.09.2012 | 08:55
Lexuar: 894 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime