E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas mundo deportivos, ky është një lajm i sigurtë aq sa gazeta spanjolle vë ne dukje që dy lojtarët blaugrana duhet të luajnë derbin me Espanjoll më 5 ose 6 janar dhe më pas të udhëtojnë drejt Zyrihut.
Messi, Iniesta e Ronaldo, finalistë për Topin e Artë
Topi i Artë do të dorëzohet më 7 janar të 2013, në një mbrëmje gala të organizuar nga Fifa.

Vetëm në muajin dhjetor do të bëhen publik emrat e finalistëve që do të marin pjesë në mbrëmjen e zyrihut, aty ku do të anoncohet dhe fituesi i Topit të Artë.

Ndërkohë që në muajin tetor Leo Messi do të marë cmimin Këpuca e Artë nga shoqata e mediave sportive.

Edhe pse është akoma herët mendohet që finalistët për topin e artë të jenë po ata që ishin një vit më parë, Leo Messi, Cristiano Ronaldo dhe Inesta.

Sipas mundo deportivos, ky është një lajm i sigurtë aq sa gazeta spanjolle vë ne dukje që dy lojtarët blaugrana duhet të luajnë derbin me Espanjoll më 5 ose 6 janar dhe më pas të udhëtojnë drejt Zyrihut.

Fifa ka bërë të ditur që listën e 23 kandidatëve për të fituar topin e artë 2012 do ta bëjë zyrtarisht publike më 30 nëntor, ku në san paolo do të hidhet shorti i kupës së konfederatave.

Publikuar: 22.09.2012 | 09:23
Lexuar: 794 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime