E mërkurë, 19.12.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Video duket se është realizuar në një dhomë hoteli, ku gruaja në fillim konfirmon se është mbi 18 vjeç dhe se aprovon marrëdhëniet seksuale që pasojnë.
West ndjek shembullin e Kardashian në pornografi










Kim Kardashian i detyrohet një pjesë të famës së saj një video të famshme pornografike, të realizuar me ish-të dashurin e saj Ray J., në vitin 2007.

Megjithatë, duket se Kardashian ka më shumë ngjashmëri nga sa mendoj me të dashurin e saj, Kanye West, i cili duket se është bërë edhe ai vetë protagonist në një video të ngjashme erotike.

Sipas uebsajtit amerikan, “RadarOnline.com”, video është e gjatë rreth 20 minuta dhe protagonistja femër ka një ngjashmëri të çuditshme me Kardashian.

Video duket se është realizuar në një dhomë hoteli, ku gruaja në fillim konfirmon se është mbi 18 vjeç dhe se aprovon marrëdhëniet seksuale që pasojnë.

Gjithashtu, ajo konfirmon se është e martuar, por shton se kishte vendosur të realizonte atë video pasi nuk kryente më marrëdhënie me bashkëshortin.

Sipas uebsajtit amerikan, reperi West është duke u përpjekur në të gjitha mënyrat që të bllokojë publikimin e videos.

Megjithatë, duket se pronari i panjohur i videos e ka nxjerrë atë në ankand dhe ai që do të paraqesë ofertën më të lartë, mund të blejë videon.

Publikuar: 23.09.2012 | 23:21
Lexuar: 1197 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime